Panorama Sport (Albania)

Vuan Bylis, akuzon Shkumbini

Peqinasit kanë pretendime për arbitrin, "lumë" kartonësh dhe lojë shumë e fortë

- FATMIR AHMETI

Skuadra e Shkumbinit është mundur me re zultatin e pastër 2-0 nga Bylisi në takimin e zhvilluar dje në stadiumin e zbrazur të Peqinit për shkak të dënimit. Ka qenë një sfidë mjaft e ndezur dhe luftarake, me raste të shumta për shënim, por edhe për moviolë, pasi peqinasit kanë pasur pretendime ndaj kryesorit të takimit për disa raste të diskutuesh­me. Ballshiotë­t kanë arritur që ta zhbllokojn­ë rezultatin vetëm në 10 minutat e fundit, ndërsa për bardhekalt­rit kjo ishte humbja e tretë në po kaq ndeshje për vitin 2017.

Ndeshja - Takimi ka nisur me rreth 8 minuta me vonesë për shkak se delegati i FSHF-së, Babamusta, ka kërkuar që në tribunë të respektohe­j numri i personave që mund ta ndiqnin këtë sfidë. Loja ka nisur mjaft e shpejtë dhe që të dy ekipet shfaqin hapur pretendime­t e tyre për ta fituar sfidën. Aksioni i parë u takon miqve, teksa sulmuesi Raboshta godet drejt portës,

por pranë vijës fatale është Ramazani që largon rrezikun. Në fund të pjesës së parë, Mustafaji shpërthen në një moment, por në hyrje të zonës bie në tokë së bashku me Shoshin pas ndërhyrjes së mbrojtësit mik. Vendësit pretendojn­ë për goditje dënimi, por gjyqtari e

akordon për ballshiotë­t. Fraksioni i dytë do të nisë me një zëvendësim për miqtë, teksa Izuçuku ia lë vendin Mitrajt. Loja është sërish shumë e fortë dhe me dy luftime të shumta duke bërë që të akordohen shumë kartonë. Në minutën e 79-të, pas një krosi të ardhur

nga e majta, Mitraj i pamarkuar godet me kokë duke e kaluar Bylisin në avantazh. Përpjekjet e peqinasve janë thuajse të dëshpëruar­a, pasi Bylisi nuk lejon shumë hapësira prapa. Tri minuta nga fundi është Hyshmeri që vulos fitoren e Bylisit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania