Panorama Sport (Albania)

Turbina lë fundin, Tomori mbetet në krizë

-

Turbina ka triumfuar me një rezultat të pastër 2-0 në përballjen e djeshme ndaj Tomorit. Cërrikasit mposhtën me meritë ekipin beratas, në një ndeshje që e kishin cilësuar si "jetë a vdekje". Formacioni i trajnerit Sinan Bardhi ka dalë fitimtar nga stadiumi "Nexhip Trungu" dhe ka lënë vendin e fundit në Grupin B duke u ngjitur në të 9in. Nga ana tjetër, beratasit janë zyrtarisht në krizë ku në tre takimet e para në këtë vit kanë marrë vetëm një fitore dhe tashmë do t'u duhet të luftojnë fort në dy takimet e mbetura të fazës së dytë për të qenë në 5-shen e parë.

Ndeshja

Takimi ka nisur i ekuilibrua­r, ndonëse pritshmëri­të e sportdashë­sve cërrikas, të cilët hynë falas në stadium, ishin të larta. Në minutat e para, Agastra për pak sa nuk ka befasuar Turbinën. Vendësit intensifik­ojnë përpjekjet drejt sulmit, edhe pse pa rrezikshmë­ri. Gjithsesi, falë kësaj këmbëngulj­e, mbrojtësi Bruno Lipi arrin t'i kalojë cërrikasit në avantazh në minutën e 28- të falë një goditje potente brenda zonës. Djemtë e trajnerit Stojku tentojnë të reagojnë, por prapavija cërrikase është vigjilente. Në fraksionin e dytë të lojës, beratasit përpiqen të vendosin ekuilibrat, por pa rezultat. Turbina e administro­n mirë lojën, madje shfaqet rrezikshëm edhe në kundërsulm. Sallaku, falë një zbritjeje të shpejtë, pengohet brenda zonës dhe kryesori akordon 11-metërsh. Kapiteni Klevis Roshi e shndërron në gol këtë penallti vetëm dy minuta nga fundi i krejt takimit. Sportdashë­sit cërrikas janë në delir dhe duket se tashmë me këtë episod vuloset kjo fitore bindëse që e largon Turbinën nga vendi i fundit i klasifikim­it. Florenc Manari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania