Panorama Sport (Albania)

Lushnja bën ‘poker’ me Sopotin, Canka mban fjalën

Sulmuesi premtoi gol, ‘veterani’ Çela jep spektakël

- ALBAN ALUSHI

Lushnja kryesuese shpërthen ndaj So potit në "Roza Haxhiu" duke realizuar fitoren e saj më të thellë në kampionat. Një "poker" golash, dy në secilën pjesë. Me disa lojtarë "snajper", Lushnja e ka bërë Sopotin që të dorëzohet që në minutat e para. Lushnja e ka ruajtur distancën +6 nga Bylisi.

Ndeshja - Pak spektatorë dhe një terren i dëmtuar. "Roza Haxhiu" hap dyert për vitin 2017 për Lushnja-Sopoti. Takimi ka nisur i qetë dhe Lushnja kërkon të marrë iniciativë­n. Verdhejesh­ilët kanë një kontroll më të mirë të topit, ndërkohë që Sopoti duket shumë i tërhequr. Në minutën e 29-të, në një aksion të ndërtuar mirë, Canka lirohet në hyrje të zonës dhe godet me saktësi në trekëndësh­in e djathtë të Bejtes, që ndonëse ka fluturuar nuk ka mundur dot të devijojë. Lushnja zhbllokon dhe merr avantazhin, në një kohë që sulmuesi e feston në mënyrën më të mirë 30-vjetorin. Dje, lojtari kishte premtuar në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" se do të shënonte në këtë përvjetor. Goli i çliron shumë lushnjarët që administro­jnë qetësisht. Në fund të pjesës së parë, Lushnja dyfishon rezultatin. Lushnjarët fitojnë një goditje dënimi dhe Çela bën një ekzekutim perfekt me gardianin mik që e prek pak dhe topi pasi përplaset në traversë, mbetet afër vijës fatale ku është Sefa

që e shtyn lehtësisht në rrjetë. Në të 66-ën, ka një tjetër goditje dënimi për Lushnjën. Sërish një ekzekutim mjeshtëror i Çelës dhe këtë herë topi përfundon në rrjetë. Në të 81-ën, ka një aksion spektakola­r të Branicës. Peqinasi bën përpara dhe shënon brenda zonës.

 ??  ?? Edhe pse hyrja në këtë pjesë të stadiumit "Roza Haxhiu" ishte e lirë, disa tifozë kanë zgjedhur ta shohin ndeshjen mbi hekura.
Edhe pse hyrja në këtë pjesë të stadiumit "Roza Haxhiu" ishte e lirë, disa tifozë kanë zgjedhur ta shohin ndeshjen mbi hekura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania