Panorama Sport (Albania)

Rikthehet Boci, Kamza për trepikësh në Krujë

-

Kamza do të luajë sot ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishm­e të këtij sezoni, ndaj Besëlidhje­s, rivali kryesor në garën për ngjitjen në Superiore. Edhe pse diferenca prej 10 pikësh i jep qetësinë skuadrës së drejtuar nga Devolli, një fitore sot ndaj lezhjanëve në stadiumin e Krujës mund të shuajë përfundimi­sht shpresat e tyre për ngjitjen. Në një ndeshje kaq delikate për kamzalinjt­ë, rikthimi i mbrojtësit shkodran Arlis Boci është një plus më shumë. Në një prononcim për "Panorama Sport", Boci ka vlerësuar kundërshta­rin e radhës, megjithatë beson te suksesi i ekipit të tij. "Kamza është një skuadër me lojtarë mjaft cilësorë dhe nuk ka aspak rëndësi se kush është në fushë, pasi ro- let janë të dubluara në mënyrën më të mirë. Objektivi ynë kryesor është që të ngjitemi në Superiore dhe në detyra kryesore është që të fitojmë në ndeshjen ndaj Besëlidhje­s në Krujë. E dimë që luajmë një nga ndeshjet më të vështi- ra, megjithatë nuk duhet ta vëmë asnjëherë në diskutim trepikëshi­n. Siç dihet, skuadra lezhjane është për t'u vlerësuar në maksimum dhe meriton respektin tonë, ndaj jemi stërvitur me ritëm të lartë gjatë gjithë javës me synimin e vetëm që të dalim triumfues nga fusha e blertë. Duhet që të thellojmë diferencën me kundërshta­rin dhe të ecim të qetë drejt ngjitjes në Superiore", ka mbyllur Boci. Duke parë afërsinë e Kamzës me Krujën, pritet që në mbështetje të skuadrës së drejtuar nga Devolli të ketë një numër të lartë tifozësh që presin të shohin suksesin e radhës të ekipit të tyre. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania