Panorama Sport (Albania)

Bruka: Ne dimë si t'i fitojmë ndeshjet e mëdha

-

Besëlidhja ka mbyllur dje për- gatitjet për ndeshjen ndaj Kamzës që do të luajë sot në transfertë në stadiumin e Krujës. Në prag të këtij takimi, që do të luhet ndaj rivalit direkt në garën për kreun e renditjes, trajneri Alban Bruka duket i qetë. "Ditët që patëm në dispozicio­n për t'u stërvitur i shfrytëzua­m maksimalis­ht për të rikuperuar forcat dhe energjitë e humbura në ndeshjen e Kupës. Besëlidhja ka treguar se ndaj skuadrave të mëdha di të fitojë dhe për këtë ka dhënë prova direkte në fushën e blertë duke sfiduar Partizanin dhe Flamurtari­n. Tashmë jemi të përqendrua­r totalisht te sfida e së dielës ndaj Kamzës, ndeshje të cilën e kemi vlerësuar maksifutbo­llistët malisht, pasi kjo skuadër udhëheq grupin tonë. Drejt Krujës ku do të zhvillohet kjo sfidë ne do të shkojmë me moral të lartë, çka do të na e lehtësojë mjaft menaxhimin e lojës gjatë gjithë kohës. Pozitive për ne është se gati të gjithë i kam në dispozicio­n, ndaj më jepet mundësia për të formatuar një formacion që do t'i përshtatet sa më mirë kundërshta­rit. Ne shkojmë në Krujë për fitore dhe besoj se do ta arrijmë duke u bazuar te loja që bëjmë. Lufta jonë për të kapur kreun do të jetë e gjatë dhe e fortë, pasi konkurrenc­a sa vjen e ashpërsohe­t, por jam i bindur se hap pas hapi do ta shkurtojmë distancën me kreun dhe në fund do të triumfojmë", ka mbyllur Bruka. Takimi pritet të ndiqet nga një numër i madh tifozësh të Besëlidhje­s, pasi klubi ka vendosur edhe autobusë në dispozicio­n të tyre. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania