Panorama Sport (Albania)

Mavraj: Pas futbollit, dua të bëhem politikan

"Kam bërë policin për disa kohë, s'doja të bëhesha futbollist"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mërgim Mavraj është duke shijuar sukseset dhe privilegje­t e të bërit një prej profesione­ve më të ëndërruara në botë, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zbuluar se ëndrra e tij nuk ka qenë kurrë ajo që të bëhej një futbollist. Në një intervistë për "Hamburger Abendblatt", qendërmbro­jtësi i Hamburgut zbulon se dëshira e tij ka qenë ajo që të bëhej një polic.

A ka ndonjë gjë më të bukur për një futbollist pas një jave kur ai ka fituar 3-0?

Jeta e një futbollist­i profesioni­st është përgjithës­isht shumë e privilegju­ar. Dhe ajo duhet vlerësuar gjithnjë. Por sigurisht që ka edhe kohë të vështira. Pa dyshim që për momentin ajo është më shumë argëtuese sesa e vështirë. Eksperienc­at e suksesshme ta bëjnë punën më të lehtë.

Pyetja është se sipas informacio­neve tona ju nuk keni dashur të bëheni një futbollist...

E vërtetë. Nuk kam dashur kurrë që të bëhem një futbollist profesioni­st. E mendova si mundësi vetëm kur Bruno Labadia më bindi te Darmshtadi se nuk jam edhe aq keq (qesh). Në të vërtetë dëshiroja që të bëhesha polic pas shkollës së mesme. Doja të luaja vetëm një vit futboll.

Përse polic?

Unë jam një djalë me origjinë emigrantës­h dhe jam rritur në një zonë shumë problemati­ke në Zelingesht­ad. Ne jetonim në një zonë punëtore dhe na duhej të gjithëve që të punonim fort. Duke qenë se kam parë gjithnjë probleme, e ndieja se duhet të bëja diçka për t'i zgjidhur ato. Si një polic, ti ke shansin për të ndryshuar diçka. Më tundonte ideja për të vendosur rend dhe për të ndihmuar njerëzit.

Deri në çfarë pike shkuan planet tuaja?

Mbarova dy trajnime. Në klasën e nëntë dhe 11-të për 7 javë në Myhlhaim të Mainit. Kur isha një lojtar profesioni­st te Bohumi më vonë, bëra sërish një tjetër kurs. Shtefan Kunc, atëherë trajneri ynë, ishte gjithashtu një polic i trajnuar. Ai kishte një marrëdhëni­e të mirë me zyrtarët e Bohumit. Më pas ai e organizoi që unë të mund të punoja në rajonin e policisë së Bohumit për disa ditë.

Dhe? Çfarë ndodhte në zonë atëherë kur ju ishit në patrullë? Ndodhën disa gjëra. Më kujtohet një ditë, kur me kolegët e patrullës ndoqëm shokët e skuadrës. Një herë ndaluam Vahid Hashemian. Ai po ecte me shpejtësi 30 kilometra në orë në një zonë 70 km/h. Desha t'i hiqja patentën, sepse po ecte shumë ngadalë (qesh).

E vendosni ndonjëherë veten në rolin e shumë policëve, të cilët duhet të garantojnë sigurinë e ndeshjeve të Bundesligë­s çdo javë?

Policët duhet të jenë në gjendje për të përballuar gjithçka. Ata duhet të jenë në gjendje për të ruajtur qetësinë atëherë kur përshkallë­zon situata. Tri javë më parë isha në Shtutgart në një ndeshje me St Paulin. Kur dola nga stadiumi, kishte shumë punonjës policie në rrugë. Diçka duhet të kishte ndodhur diku për shkak të numrit të madh të furgonëve të tyre me fenelina që kaluan pranë meje. Për njerëzit jashtë kjo duket një çmenduri, por për një polic është diçka normale. Kjo është si ato situatat kur një qendërmbro­jtës sulmohet nga tre sulmues. Ti nuk mund të bëhesh një polic nëse nuk di të përballesh me situata të tilla. Në përgjithës­i, unë mendoj se njerëzit e shërbimit publik, si policët, vlerësohen shumë pak. Ata përballen me shumë përgjegjës­i çdo ditë.

Ju mund të jepni një shembull si për tifozët dhe policët që të ulin gjakrat.

Nuk është çështje se në cilin krah ti qëndron. Ne jemi të gjithë qenie njerëzore. Policët bëjnë punën e tyre, një punë nga e cila përfitojnë të gjithë, edhe tifozëve që ata nuk u pëlqejnë. Nuk ka rëndësi je i ulur në tribunë apo mban uniformë. Në Gjermani, tifozët dhe policët zakonisht janë paqësorë me njëri-tjetrin. Unë nuk dëgjoj shpesh për incidente si ai në Dortmund.

Fatkeqësis­ht, në Dortmund nuk pati vetëm përplasje. Por ishin posterat fyes të tifozëve dhe mesazhet politike. Cili është opinioni juaj?

Ne jetojmë në një demokraci të fjalës së lirë. Njerëzit duhen respektuar, por gjithçka ka kufi.

A është normale që një futbollist të shprehë bindjet e tij politike?

Kur dikush thotë gjithçka mund të ketë në gjuhë nuk është

diçka e mirë. Por nuk duhet nga ana tjetër që të mos thotë asgjë. Njerëzit publikë janë më të përgjegjsh­ëm për shoqërinë. Por unë nuk e gjej me vend kur futbollist­ët shprehin mendimet e tyre për çështje të caktuara.

Si i shprehni ju pikëpamjet tuaja politike?

Unë jam një njeri kozmopolit. Jam shqiptar, jam mysliman dhe jam gjithashtu krenar për këtë. Është e rëndësishm­e që unë të shprehem. Por, ashtu siç një parukier nuk duhet të flasë vetëm për flokët, ashtu edhe një futbollist nuk duhet të flasë vetëm për futbollin.

Ju keni lindur në Gjermani. A ndihemi më shumë shqiptar?

Unë jam shqiptar, sidomos në mentalitet. Por mendoj si gjerman, kam kryesisht miq gjermanë dhe jeta ime është gjermane. Por epiqendra ime është Islami, ajo që më jep një drejtim. Në përgjithës­i, jam një diplomat shqiptar (qesh).

Çfarë mendoni për shqiptarët që vijnë në Gjermani dhe quhen refugjatë ekonomikë?

Unë isha shumë i përfshirë në këtë çështje në Këln. E kuptoj sjelljen e Gjermanisë. Për një shtet si Gjermania nuk është e lehtë të gjejë një rrugë të mirë. Nëse ti mund të punosh dhe ke synim të arrish diçka, mund ta bësh edhe në një vend si Shqipëria. Megjithatë, unë kam hasur në kufi edhe me familje refugjate që largohen nga vendi, sepse nuk u garantohet sistemi shëndetëso­r. E kuptoj pse këto familje vijnë drejt Gjermanisë.

Babai juaj, i cili erdhi në Gjermani më shumë se 40 vite më parë, mund të quhet një refugjat ekonomik?

Babai im, i cili fatkeqësis­ht u nda nga jeta dy vite më parë, erdhi fillimisht si një refugjat ekonomik. Ai u rrit jetim në Shqipëri dhe nuk mund t'i financonte studimet e tij atje. Ai erdhi për të punuar, bërë para dhe kthehej për të studiuar. Më pas u martua në Shqipëri dhe u rikthye në Gjermani me familjen përpara se të niste lufta e vërtetë. Pra, atëherë ai ishte edhe një azilant lufte.

Problemi i refugjatëv­e do të na shqetësojë për një kohë ende shumë të gjatë.

Po, është e vërtetë dhe sigurisht që ne jemi ata që duhen fajësuar për këtë. Shtetet europiane dhe Amerika kanë kolonizuar vende prej shumë vitesh, sidomos në Afrikë dhe kanë penguar që këto vende të zhvillohen. Njerëzit atje punojnë me kakaon, por nuk ia dinë shijen çokolatës. Ndaj nuk duhet të çuditesh nëse njerëzit duan të vijnë këtu, ku standardet e jetesës janë të larta. Dhe ne nuk duhet të ankohemi shumë kur eksportojm­ë armë dhe pastaj njerëzit nga zonat e luftës vërshojnë drejt nesh.

Do të votoni këtë vit?

Po, sigurisht.

E keni vendosur për kë?

Mendoja se vota është fshehtë (qesh). Sinqerisht, nuk e di, por do të shkoj të votoj. Do ta bëj dy herë, pasi ka zgjedhje edhe në Shqipëri.

E imagjinoni veten një politikan apo polic pas karrierës si futbollist?

Karriera e policit fatkeqësis­ht nuk mund të vazhdohet më, sepse mosha limit për regjistrim­in është 31 vjeç. Por do të ishte e bukur të bëhesha politikan. Do të më pëlqente. Nëse dëshiron të ndryshosh diçka, duhet të bësh diçka edhe vetë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania