Panorama Sport (Albania)

Sërish pa pësuar, Berisha prek përkohësis­ht Champions-in

-

Atalanta konfirmohe­t si një prej "superfuqiv­e" të Serisë A në këtë sezon. Skuadra ku aktivizohe­t Etrit Berisha vazhdon serinë e rezultatev­e pozitive dhe me suksesin e djeshëm ndaj Krotones është ngjitur përkohësis­ht në vendin e katërt në kampionat. Kjo ishte ndeshja e 8-të ndër 17 të zhvilluara me Atalantën, ku Berisha ruan të paprekur katërkëndo­rin e tij, duke u kthyer në një prej portierëve më të vlerësuar në Serinë A. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Serisë A mes Empolit dhe Lacios, e cila përfundoi 1-2, Strakosha e nisi si titullar ndërkohë që Veseli u aktivizua në të 78’.

Zvicër - Zyrihu ka fituar me rezultatin 0-4 në ndeshjen e vlefshme për javën 21-të të ligës së dytë zvicerane në transfertë kundër Uilit. Skuadra ku luan mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli, vazhdon e sigurt rrugën për t'u ngjitur në Super Ligë duke kryesuar kampionati­n me 52 pikë të grumbullua­ra, 12 më shumë se vendi i dytë që ka një ndeshje më pak. Gjatë gjithë lojës ishte prezent edhe mbrojtësi 20-vjeçar me origjinë nga Kosova, Mirlind Kryeziu, i cili shënoi golin e tretë të Zyrihut në minutën e 68-të.

Seria B - Në ndeshjet e vlefshme për javën e 26-të të Serisë B italiane, Bari i Migjen Bashës triumfoi në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Ternanës, ndërkohë Breshia e Emanuele Ndojit u mposht në transfertë me rezultatin 2-1 përballë Karpit.

Greqi - Andi Lila është rikthyer të luajë 90 minuta të plota për Janinën në Super Ligën greke, në fitoren 1-0 përballë Korfuzit. Francë - Situata e Ermir Lenjanit te Ren nuk ndryshon, edhe pse skuadra e tij nuk njeh fitore në kampionati­n francez që nga fillimi i muajit dhjetor. Futbollist­i shqiptar stërvitet rregullish­t me ekipin e parë çdo javë, siç tregohet qartësisht edhe nga postimet e vazhdueshm­e në rrjete sociale të vetë klubit. Por kur bëhet fjalë për të luajtur në fundjavë, ai jo vetëm që nuk grumbulloh­et me ekipin e parë, por as me të dytin, duke qëndruar për t'u stërvitur në kompleksin e klubit dhe për të ndjekur ndeshjet nga televizori. Sjellje aspak profesiona­le nga skuadra franceze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania