Panorama Sport (Albania)

Flamurtari "shkrin" Apoloninë, Kamza me ritmin e rivalëve

- K.Brahimaj/S.Nikshiqi/V.Mema

Superliga uli siparin e javës së 13-të me ndeshjen Flamurtari­Kamza Basket e fituar nga miqtë në shifrat 77-48 duke blinduar pozitat e saj në "play off". Vlonjatët kanë qenë të pafuqishëm dhe kjo është vërejtur gjatë gjithë lojës. Deri në minutën e 7-të të pjesës së parë, rezultati ka qenë vetëm 4 pikë diferencë për kamzalinjt­ë. Pas kësaj minute, loja ka folur vetëm për skuadrën mike, e cila ka udhëhequr. Pjesa e parë e takimit u mbyll 27-41. Në fraksionin e dytë të lojës, është sërish ekipi i drejtuar nga Adem Muhametaj. Nën dirigjimin e Muhametaj Jr, falë 18 pikëve të shënuara, miqtë e patën të sigurt suksesin e tetë sezonal. Gjithashtu, nga ana tjetër, trajneri Vladimir Birce hedh të rinj në fushë. Krejt takimi u mbyll 48-77, duke bërë që Flamurtari të mos i ndahet fundit të tabelës me 13 humbje dhe asnjë fitore, njëherësh të sigurojë rënien nga Superliga. Atë që nuk e bëjnë meshkujt, e bëjnë femrat. Vlonjatet, e drejtuara nga trajneri Viron Toska, kanë shënuar një fitore spektakola­re, ku pa diskutim protagonis­te ka qenë Elektra Zykaj me 79 pikë të shënuara. Ndërsa skuadra vlonjate nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren në shifrat e thella 121-74 përballë Apolonisë, një skuadër që këtë sezon nuk është më ajo e viteve të shkuara që luftonte për titullin. Takimi u vendos që në pjesën e parë, ku Flamurtari ka nisur të krijojë diferencë në pikë, madje duke e thelluar atë hap pas hapi. Zykaj ka qenë perfekte nga distanca për tri pikë duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërkohë që, në fund të takimit, Flamurtari ka aktivizuar më së shumti të rejat e stolit. Me gjithë fitoren e thellë përballe Apolonisë, Flamurtari vijon të mbetet në vendin e tretë të renditjes. Fitore vendëse edhe për shkodranet, 80-71 përballë Elbasanit. Edhe pse ndaj një ekipi relativish­t të lehtë, vajzat kuqeblu kanë arritur që të fitojnë me 9 pikë diferencë. Pjesa e parë ka qenë e balancuar, teksa është mbyllur me vetëm një pikë avantazh për vajzat shkodrane në shifrat 43-42. Vllaznia ka dominuar në periodën e tretë në shifrat 25-9, ndërsa perioda e fundit u mbyll 12-20 dhe krejt takimi 80-71 në favor të Vllaznisë. Dje u luajt edhe takimi përmbyllës i javës së 13-të të Kategorisë së Parë për meshkuj. Eagle Basket ka mundur thellë ekipin e Elbasanit 68-37. Verdheblut­ë e kanë pasur të pamundur të rivalizoni­n me miqtë, të cilët e nisën shumë mirë takimin. Në periodën e parë fitojnë 6-23 dhe krijojnë një diferencë të madhe. Në të dytën javë janë elbasanasi­t ata që shfaqen më mirë dhe fitojnë 12-8. Perioda e tretë u mbyll 10-12, ndërsa e fundit u fitua sërish nga miqtë, kësaj here 9-25. Me këtë fitore, e shtata sezonale, kryeqyteta­sit mbajnë vendin e dytë në klasifikim, -5 pikë nga Partizani kryesues.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania