Panorama Sport (Albania)

Barleti Volej dhe Partizani, binomi i të pathyeshmë­ve

Të kuqtë e Tomorrit thyejnë Vllazninë në transfertë

-

Uluajt dje java e 9-të e Grupit A1 në vole jboll për femra, me kampionet e Barleti Volejt që mbeten sërish skuadra për t'u mposhtur. Skuadra e drejtuar nga trajneri Hasan Gurabardhi doli fitues në derbin e kryeqyteti­t 3-1 ndaj Partizanit. Me jo pak sforco, Barleti Volej ruan kryesimin me pikë të plota. Hapi fals i Partizanit i kushton vendin e dytë dhe tashmë zbresin të tretët duke bërë rokadë me Teutën. Durrsaket arritën dje në shtëpi një fitore të pastër ndaj Skënderbeu­t. Vendëset dominuan në lojë përgjatë gjithë takimit duke treguar superiorit­et ndaj kundërshta­reve. Që në setin e parë, durrsaket treguan qartë se donin ta mbyllnin shpejt takimin përmes lojës më të saktë dhe agresive. Korçaret përpiqeshi­n shpesh për t'u prishur planet vendaseve, por pa mundur të ndryshojnë gjë. Fitoi edhe Tirana që mposhti 30 Elbasanin në transfertë me shifrat e pastra 3-0 dhe e ka merituar fitoren. Seti i parë u mbyll 5-25, me një diferencë të dukshme. Seti i dytë u mbyll sërish në favor të ekipit mik, kësaj here në shifrat 14-25. E njëjta gjë vijoi edhe në setin e tretë, pasi u mbyll 9-25 në favor të Tiranës. Bardheblut­ë ngjiten tashmë të katërtit në renditje. Sot luhet ndeshja Lushnja-Vllaznia, me shkodranet që synojnë një vend në "play off". Ndërkohë, te meshkujt, Partizani qëndron ende i pamposhtur këtë sezon pas 11 javëve të luajtura. Të kuqtë e trajnerit Ylli Tomorri dolën fitues edhe në kryesfidën e javës së luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Vllaznia është mundur 1-3. Dy setet e para janë fituar nga ekipi mik. Vllaznia rikthehet në lojë teksa fiton setin e tretë duke shpresuar për një përmbysje. Partizani nuk gabon më dhe fiton setin e katërt dhe krejt ndeshjen me rezultatin e përgjithsh­ëm 3-1. Kjo humbje i zbret kuqeblutë të pestët dhe nga kjo përfituan bardheblut­ë e trajnerit Ilia Koja pas fitores 30 ndaj Teutës (25-19, 25-16, 2516) duke hyrë në zonën e "play off"-it. Skënderbeu ka shënuar humbjen e radhës në pallatin e sportit "Tamara Nikolla", me Farka Volej, 3-0. Vetëm seti i parë i takimit ka qenë disi rivalizues, duke u mbyllur 23-25 në favorin e miqve. Më pas kryeqyteta­sit nuk hasin asnjë rezistencë dhe e mbyllin në favor dhe ruajnë kështu vendin e dytë. Studenti ka mundur pastër Elbasanin 0-3. Seti i parë u mbyll në shifrat 13-25. Ndërkohë, në të dytin vendasit bëjnë pak rezistencë, por gjithsesi mundën sërish, kësaj here 19-15. Edhe seti i tretë foli më mirë për miqtë, që u mbyll 15-25. R.Gjini/S.Nikshiqi/

V.Mema/Ll.Saro

 ??  ?? BARLETI VOLEJ-PARTIZANI 3-1 Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F.Hazizllari
BARLETI VOLEJ-PARTIZANI 3-1 Çast nga ndeshja e djeshme Foto: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania