Panorama Sport (Albania)

OPINION Rroftë Luiza Gega! Vrapimi në Afrikë, medaljet në Shqipëri

"Kjo Luiza e vrapimit nuk është një model që duhet përqafuar, sepse nuk lindin shpesh atletë që, edhe në kushte mjerane, duke vrapuar nga Kodrat e Liqenit, së bashku me qytetarët e zakonshëm, të zaptosh podin, për të cilin shtetet e tjera shpenzojnë milio

- Nga GËZIM SINEMATI

“Liza në botën e çudirave" nuk ësh të vetëm titull libri, por edhe historia e një atleteje me emrin Luiza Gega, ngjarja e së cilës po shndërrohe­t në një përrallë të kohës moderne. Një atlete që stërvitet në Afrikë, pikërisht në Kenia, për t'i thënë botës se edhe Shqipëria di të vrapojë, edhe pse nuk ka pistë për të vrapuar. Në vendin e saj ka patologji për stadiume futbolli, aq sa duket sikur rendja pas topit është shndërruar në një fiksim kolektiv për të gjetur lavdinë. Ndaj edhe harbojmë më shumë për një pjesëmarrj­e në Europian, sesa për medaljet sfiduese të Luiza Gegës, të cilën e kërkon në pistën e vrapimit pranë shtëpisë dhe e gjen në... Afrikë. Pas triumfit të saj në mitingjet e Parisit, Ostravës dhe Stambollit, me dy medalje, një të bronztë dhe një të artë, media ndërkombët­are është befasuar ndjeshëm nga vajza me një shpirt të hekurt, që edhe me gjuhën e medaljeve jo vetëm po mban gjallë një sport që thërret "ndihmë" prej vitesh, por nuk po e prish letargjinë e pajustifik­uar të vendit të saj. Atje, ku vetëm në ditë podesh dëgjohet një muzikë e ëmbël, edhe pse e gënjeshtër­t, se atletika është mbretëresh­a e sporteve, pa të cilën nuk do të kishin shëndet edhe sportet e tjera. Kurse në realitet, graviteti shqiptar ndryshon pa iu dridhur qerpiku, sa duket sikur futbolli është mbreti i sporteve dhe të tjerët kanë lindur nga barku i tij.

Luiza Gega shfaqet një kampione edhe në heshtjen e saj, sikletoset kur flet dhe jeton kur vrapon. Sikur të kishte edhe gojën si këmbët, në Rinas, kur ta prisnin sipas ritualit të dalë boje, ku tapeti i kuq shfaqet mikroskopi­k në krahasim me atë që priti "heronjtë" e Francës, Zoti t'i jepte të drejtë të bënte një kërkesë: "Ma sillni Afrikën në vendin tim, një pistë për të vrapuar". Këtë herë, me këto medalje, që përkojnë edhe me kohë zgjedhjesh, me siguri do t'i dhurojnë më së fundi një pistë për "mohikanen e fundit" të një sporti që, çuditërish­t, po na nderon sa më keq sillemi me të. Madje, aq sa mund të thuhet me shpoti se përse na u dashka pista për Luizën, Ismalajn dhe Dautin, kur vrapimin ta bëjmë në Afrikë, kurse medaljet t'i sjellim në Shqipëri?! Kjo Luiza e vrapimit nuk është një model që duhet përqafuar, sepse nuk lindin shpesh atletë që, edhe në kushte mjerane, duke vrapuar nga Kodrat e Liqenit së bashku me qytetarët e zakonshëm, të zaptosh podin europian, për të cilin shtetet e tjera shpenzojnë miliona para dhe jo... gënjeshtra.

 ??  ?? Luiza Gega gjatë fazës përgatitor­e në Kenia
Luiza Gega gjatë fazës përgatitor­e në Kenia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania