Panorama Sport (Albania)

Qitja rikonfirmo­n Stefan Rrufën si president

-

Federatat shumësport­ëshe vijojnë me zgjedhjet e forumeve të reja drejtuese. E radhës ka qenë Federata Shqiptare e Qitjes, e cila në Asamblenë Zgjedhore të zhvilluar paraditen e djeshme në qytetin e Durrësit ka votëbesuar presidenti­n dhe kryesinë e re. Edhe për katër vitet e ardhshme Stefan Rrufa do të mbajë funksionin e presidenti­t të Federatës. Për Rrufën ky do të jetë mandati i tij i katërt në krye të qitjes shqiptare. Në përfundim të votimit, Rrufa, i vetëm si kandidat doli fitues në unanimitet nga të mandatuari­t. Në proces morën pjesë klubet e licencuara në federatë, respektivi­sht Tomorri Qitje Sportive, Elbasani, Shoqata Pjateli Durrsak, klubi shumësport­ësh Puka, klubi Tirana, Klubi Studenti, Tomorri Pjatel, klubi Flamurtari dhe Shoqata Erzeni. Përpos votëbesimi­t të kandidatur­ës Rrufa për titullarin e federatës, klubet votuan edhe për kryesinë e re, së cilës i besuan Abedin Kovaçi, Besnik Gjevori, Dhimitraq Tirka, Shpëtim Hadroj, Auron Lani dhe Shpëtim Bishtika. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", presidenti Rrufa u shpreh se projekti më i rëndësishë­m për këtë mandat do të jetë ndërtimi i një poligoni për qitjen me pjatel. Sakaq, kandidatur­a për sekretarin e përgjithsh­ëm do të jetë ajo aktuale e Koço Mikerezit. Sipas presidenti­t Rrufa, sekretari do të rikonfirmo­het nga kryesia e re në mbledhjen që do zhvillohet javën tjetër. Me statut të federatës, kandidati propozohet nga presidenti dhe aprovohet nga Kryesia. Ndërkohë, gara e ardhshme në vend do të jetë një takim kombëtar më 18 mars. Asambleja Zgjedhore u monitorua nga drejtori i Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj dhe presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania