Panorama Sport (Albania)

Montela: Nuk largohem, Berluskoni më vlerëson

"Interi më në formë, Donaruma mund të fitojë 'Topin e Artë'"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Vinçenco Montela nuk është nostal gjik, madje trajneri i Milanit është shfaqur cinik gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp në vigjilje të sfidës së sotme kundër ish-ekipit tij, Fiorentinë­s: "Kemi mundësinë për t'u rikthyer në Europë dhe e vetmja mënyrë për ta konkretizu­ar këtë synim është të fitojmë sa më shumë ndeshje duke filluar nga sfida e radhës përballë Fiorentinë­s", tha fillimisht trajneri. Më tej, ai shtoi: "Gjithsesi nuk mendoj se kjo sfidë do të jetë vendimtare, pasi sivjet kampionati na ka mësuar me përmbysje".

Berluskoni- I pyetur mbi problemet me presidenti­n Berluskoni për modulin e lojës, trajneri i Milanit ruajti ekuilibrin: "Në kontratë është shkruar se duhet të konfrontoh­esh edhe me presidenti­n. Unë e falënderoj Berluskoni­n që më besoi drejtimin e skuadrës, mirëpo konfrontim­et është e mira të ndodhin dhe unë gjithmonë jam ndier i vlerësuar nga Silvio. Berluskoni ka shumë njohuri për futbollin, më ka bërë shpeshherë kompliment­e për mënyrën se si luan Milani, por në të njëjtën kohë më ka dhënë edhe këshillat e tij, të cilat nuk i kam lexuar kurrë si kritika. Jam i qetë dhe dua të vijoj punën time. Milanin e kam ndjekur prej kohësh dhe sot ndihem me fat që jam trajneri i tij. E ardhmja vendoset nga puna ime, por edhe nga drejtuesit". Montela ka përgënjesh­truar se së fundmi ka biseduar për merkato me drejtuesit e rinj: "Absolutish­t që nuk kam folur me asnjë, kam biseduar vetëm me drejtuesit aktualë siç është e drejtë". I pyetur për portierin Xhanluixhi Donaruma, që së shpejti mbush 18- vjeç, Montela nuk i kurseu elozhet në adresë të italianit: "Donaruma i ka të gjitha mundësitë për të fituar 'Topin e Artë', por varet edhe nga skuadra që do të zgjedh për të vijuar karrierën e tij. Nëse qëndron te Milani, probabilit­eti është më i madh, pasi ky klub është i mësuar me trofe ndërkombët­arë. Interi? Për momentin, ndoshta ka diçka më shumë se ne dhe është më e akredituar për të luajtur në kompeticio­net europiane, mirëpo me trofetë që ka fituar Milani mund të mbushë një fushë futbolli".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania