Panorama Sport (Albania)

Alegri-Bonuçi u përplasën në tunel

Leonardo u acarua aq shumë, sa vrapoi në dhomat e zhveshjes pa përshëndet­ur tifozët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Masimilian­o Alegri tani e në vazhdim nuk do të tolerojë më askënd, ndonëse edhe njëherë tjetër ai u mundua që t'i mbrojë, kundrejt sulmeve të medias, lojtarët e tij. Pas dorës së mohuar nga Dibala dhe shfryrjes së Lihshtajne­rit për të mos dalë nga fusha, kundër Palermos debati i radhës ishte me Leonardo Bonuçin, madje shumë i ashpër. Trajneri i kërkonte mbrojtësit që të ishte më i kujdesshëm, duke qenë se Markizio ishte i kontraktua­r, por edhe Pjaca e Sturaro, por pas pësimit të golit, edhe pse rezultati 4- 1, "Konti Maks" shpërtheu duke shpenzuar edhe disa ofendime në dëm të lojtarit, i cili nuk i mirëpriti, përkundraz­i iu kthye me të njëjtën gjuhë. Situata u acarua edhe më shumë pas vërshëllim­ës, sepse nëse Alegri hyri në tunel duke folur me veten i nervozuar, Bonuçi nuk vrapoi me shokët e tjerë për të përshëndet­ur tifozët, siç e do rituali i përhershëm, por me shumë shpejtësi u fut në tunel, për të folur me trajnerin e tij. Siç

raportoi media e pranishme në dhomat e zhveshjes, debati mes të dyve ishte mjaft i ashpër, ndonëse ai mund të ketë qenë i lidhur edhe nga tensioni i sfidës, por duhet theksuar se të tilla rebelime ndaj trajnerit po nisin të bëhen të shpeshta. Gjithsesi, përpara kamerave, livornezi 49-vjeçar e dribloi bukur situatën: "Në fillim Dibala,

pastaj Lishtajner­i dhe tani me Bonuçin... Nuk po them që këto janë gjëra madhore, por mungesa e respektit është çështje edukate, ndonëse unë jam i bindur se të tilla reagime kanë ardhur nga tensioni që lojtarët e mi kanë nga ndeshja. Ndoshta Bonuçi kërkon të bëjë edhe trajnerin, por është herët për të qenë më i zoti sesa unë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania