Panorama Sport (Albania)

Leva i mohon fitoren Hertës me gol rekord

Polaku shënoi golin më të vonshëm të Bundesligë­s

-

Edhe një herë, Robert Levandovsk­i tregoi se është ai lojtari më në formë i Bajernit për momentin. Sulmuesi polak, me të hyrë në lojë, i dha një tjetër kuptim pasdites së trupës të Ançelotit, e cila ia doli që të evitonte humbjen e dytë sezonale në Bundesligë vetëm në sekondat e fundit të një takimi që do të përflitet gjatë.

Skema - Pas fitores së thellë kundër Arsenalit, Ançeloti kishte vendosur që të shpërblent­e disa lojtarë. Rrotacioni preku Levandovsk­in dhe Alonson, të cilët respektivi­sht i hapën vend Mylerit dhe Kimishit. Nga ana tjetër, formacioni vendës nuk numëronte mungesa të rëndësishm­e, pasi Dardai pati mun-dësi që të rreshtonte më të mirët.

Gabime - Në pjesën e parë, Herta kishte një "marsh" më shumë. Skuadra berlineze nuk zhgënjeu përpara tifozëve të saj duke vendosur Bajernin në vështirësi me kundërsulm­e të shpejta. Ibiseviç i dha fund thatësisë së golave (i mungonte "takimi me rrjetën prej 656 minutash) duke përfituar nga dy gabime trashanike. Fajtori i parë ishte arbitri, i cili i akordoi Hertës një goditje dënimi në hyrje të zonës, edhe pse Vidal nuk preku rivalin. Ndërsa fajtori i dytë ishte Tomas Myleri, i cili nuk mbuloi siç duhet Ibiseviçin. Boshnjaku, shumë pranë Nojerit, e dërgoi sferën në rrjetë, duke ngritur në qiellin e shtatë tifozët vendës, të cilët për herë të parë në këtë sezon kishin blerë çdo biletë të mundshme. Bajerni u mundua që të reagonte, por Kosta, Myleri dhe Robeni pothuajse në asnjë çast nuk e shqetësuan seriozisht portierin e "Zonjës së Vjetër".

Gol, rekord dhe sherr - Në pjesën e dytë rezultati dhe ndryshimet që bëri Ançeloti në formacion dhanë efektet e veta duke detyruar Hertën e Berlinit të qëndronte në zonën e saj për shumë minuta. Vonesat e pajustifik­uara të lojës nga ana e vendësve detyruan kryesorin që të akordonte 5 minuta shtesë. Kryesori lejoi përfundimi­n e aksionit të fundit, edhe pse koha

kishte mbaruar. Tiago, i cili ekzekutoi një goditje dënimi të akorduar në hyrje të zonës, bëri një skemë duke e dërguar sferën te pika e penalltisë ku ishte Robeni. Holandezi goditi topin me të majtën, ndërsa portieri nuk mundi të bënte më shumë

sa ta devijonte drejt Levandovsk­it, i cili me majë këpuce e shtyu në portë për të shënuar golin e barazimit (që prej grumbullim­it të statistika­ve në Bundesligë nga sezoni 20042005, askush nuk ka shënuar gol më të vonshëm se ai i polakut

95:59). Ndërkohë në fund portieri kundërshta­r, nga nervat, goditi topin dhe qëlloi Alonson, i cili po vraponte për të festuar. Ksabi u kthye dhe Nojer ndërhyri për ti ndarë. Aty përshkallë­zoi edhe sherri që “shmëtoi” ndeshjen.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania