Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Tifozëve u tregova gishtin e mesit se më pështynë

“Roberti na ndryshoi lojën, pse e ula në pankinë”

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Ndeshja në Berlin ka qenë për ata që kanë zemrën e fortë, pasi momenti që vendosi rezultatin e takimit u pasua nga vërshëllim­a e trefishtë e kryesorit. Pika e fituar në kryeqytet ka qenë e merituar për Karlo Ançelotin, i cili në fund të duelit pranoi se skuadra e tij meritonte të mos largohej e humbur nga "Olympiasta­dion"-i. Ndërkohë që polemikat vazhduan edhe në konferencë­n për shtyp ku Ançeloti sqaroi gjestin që bëri karshi tifozëve të Hertës. "Po u nxora gishtin e mesit pasi ata më pështynë. Të tilla gjëra nuk duhet të ndodhin", nisi Ançeloti.

Vështirësi - "Të gjithë e dinim se në Berlin nuk na priste një shëtitje. Në fushën e saj, Herta ka ndërtuar një pjesë të mirë të sukseseve të këtij sezoni prandaj nuk mund të themi se na zunë të papërgatit­ur".

Ankth - "Ishte një ndeshje e luftuar deri në minutat e fundit dhe tani që gjithçka mbaroi dua të them se nuk dua më një ndeshje si kjo. Na dhuroi shumë emocione".

Fusha - "Kushtet e fushës nuk ishin aspak të mira. Sigurisht që lojtarët e mi u vunë në vështirësi prej terrenit, i cili nuk ishte aspak i favorshëm për lojën e bukur".

Merita - "Pika që fituam këtu ka mjaft vlerë. Evituam një humbje që nuk duhej në këtë moment të sezonit. Ishim me fat pasi ishte një ndeshje e vështirë".

Komenti - "Pjesa e parë ishte më e mirë për Hertën e Berlinit. Ndërsa në pjesën e dytë ne nisëm që të ushtronim më shumë presion dhe në fund u shpërblyem me atë gol të bukur".

Fantastik - "Levandovsk­i është një sulmues fantastik. Ai bëri gjithçka mirë deri në fund për të shënuar. Edhe pse nuk ishte titullar, u fut menjëherë në mekanizmat e lojës. Nuk e aktivizova që në fillim, pasi ishte i lodhur nga takimi i së mërkurës".

E ardhmja - "Tani kemi kohën e nevojshme për të rikuperuar energjitë dhe të nisim një tjetër cikël takimesh mjaft të rëndësishm­e. Kemi një javë kohë për t'u përgatitur për ndeshjet e radhës. Pushimi do të na ndihmojë që të rikuperojm­ë për më tej. Tani po nis faza më e rëndësishm­e e sezonit".

 ??  ??
 ??  ?? Ançeloti i irrituar nga sjellja e tifozëve
Ançeloti i irrituar nga sjellja e tifozëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania