Panorama Sport (Albania)

Njihuni me historinë e flamurit shqiptar në “Allianz Arena”

"Për Bajernin e Shqipërinë bëj 460 km çdo ndeshje"

-

Shumë mendojnë se tifozët janë masa ose turma njerëzish të padisiplin­uar, ndërsa për të tjerë tifozët janë një kategori njerëzish, të cilët identifiko­hen me një pjesë të klubit që ndjekin (adhurojnë). Sigurisht mes dy tezave ekziston një ndryshim i madh pasi në asnjë cep të botës nuk ka perceptim të njëjtë për këtë kategori, të cilët për skuadrën e tyre të zemrës bëjnë sakrifica ose sipërmarrj­e nga më të ndryshmet. Këtë javë "Panorama Sport" kishte mundësinë që ndiqte nga afër ndeshjen Bajern Mynih - Arsenal, e vlefshme për 1\8-at e Ligës së Kampioneve. Rregull - Rruga për në "Allianz Arena" gjendet mjaft lehtë gjatë ditëve të ndeshjeve. Linja "blu" e metrosë së Mynihut "ngjyroset" me tifozë të veshur me të kuqe 4-5 orë përpara duelit, ndërsa kur i afrohesh impiantit nis të shikosh hordhitë e tifozëve teksa i drejtohen impiantit. Prezantimi - Në ndeshjen me Arsenalin, fati deshi që të akomodohes­him në anësoren veriore të "Allianz Arena"-s. Sapo futesh brenda në atë sektor është i pashmangsh­ëm flamuri shqiptar, cili shoqërohet nga stema e Bajernit dhe fjalët "Bayern" e "Albania". Nëse u afrohesh edhe më shumë radhëve të para, nuk të duhet shumë kohë për të kuptuar se cilët janë pronarët e tij. "Edhe pse jetoj larg Mynihut, jam munduar që të mos mungoj kurrë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Nuk dua që në asnjë takim të tillë flamuri shqiptar të mos inkuadrohe­t nga kamerat apo të mos shikohet prej spektatorë­ve që vijnë në këtë arenë të madhe", tha lideri i grupit të shqiptarëv­e, Florim Gashi. "Unë banoj në Bamberg dhe për të ardhur në Mynih më duhet që të bëj të paktën 460 kilometra. Jam në Gjermani prej 25 vitesh", shtoi Florimi nga Prishtina. Ndërsa pak minuta më pas u prezantua edhe Miklim Jonuzaj, i cili pranon se është bërë tifoz i Bajernit prej ngjyrës së kuqe. "Kam emigruar në Gjermani rreth 20 vite më parë. Kur isha në Tiranë nuk humbja asnjë ndeshje të Partizanit dhe tani kur mbërrita në Bavari vendosa që të bëhesha tifoz i Bajernit", tregon Miklimi duke qeshur. "Gjithçka nisi në 2013ën, prej atij viti Florimi bëri që flamuri ynë të vendosej rregullish­t në të gjithë ndeshjet e Bajernit të vlefshme për Ligën e Kampioneve", sqaroi Isuf Qamili (ka emigruar nga Kumanova).

Vështirësi­të - U interesuam të habitur si ia dalin që të vendosin flamurin shqiptar në "Allianz Arena" dhe Florimi tregoi: "Nuk është aspak e lehtë që të vendosësh një flamur të një shteti në këtë stadium, por kam insistuar shumë pranë klubit të Bajernit derisa më lejuan që ta vendos këtë flamur këtu. Kushti i vetëm që na vendosën ishte që në këtë flamur të vendosja Isuf Qamili, Florim Gashi dhe Miklim Jonuzaj pas ndeshjes Bajern-Arsenal edhe stemën e klubit". Ëndrra - Plani i grupit shqiptar ishte i qartë për ndeshjen Bajern-Arsenal, deri në minutat e fundit tentuan që të afronin Xhakën dhe Mustafin (lojtarë të Arsenalit me origjinë shqiptare), por humbja e thellë e pësuar nga "topçinjtë" u prishi planet. "Sa herë që vendos flamurin në stadium mendoj për prindërit e mi, të cilët jetojnë ende në Kosovë. Sa herë që ata shikojnë ndeshjet e Bajernit mendojnë për mua dhe shikoj në këtë gjest një mënyrë për të lidhur familjet e ndara shqiptare", përfundon Florimi.

 ??  ??
 ??  ?? Florim Gashi në 2012 me parullën “Pranoni Kosovën në UEFA” në “Allianz Arena”
Florim Gashi në 2012 me parullën “Pranoni Kosovën në UEFA” në “Allianz Arena”
 ??  ?? “Allianz Arena” ditën pas ndeshjes. Punonjësit e fushës ndezin impiantin e ndriçimit që ndihmon për rritjen e barit.
“Allianz Arena” ditën pas ndeshjes. Punonjësit e fushës ndezin impiantin e ndriçimit që ndihmon për rritjen e barit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania