Panorama Sport (Albania)

rull i ealit, Zizu th en oun

" alaktikët" shënojnë prej ndeshjesh radhazi, ekipi i idan më i mirë sesa i urinjos

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Real i bukur dhe fitues. Kaq mjafton që tifozët e pranishëm në "Bernabeu" të kalojnë një pasdite të këndshme dhe të duartrokas­in të gjithë futbollist­ët në fundin e ndeshjes. Pas fitores në Ligën e Kampionëve kundër Napolit, skuadra e Zidanit bën detyrën edhe në kampionat duke vazhduar ecurinë pozitive dhe rrugën drejt titullit kampion. "Galaktikët" mposhtën në mënyrë shumë të lehtë Espanjolin, që u tregua shumë i brishtë dhe i vogël përballë gjigantëve të Zidanit. Alvaro Morata ishte protagonis­t kryesor duke e shfrytëzua­r në mënyrë perfekte shansin e tij si titullar (për herë të dytë në 3 muajt e fundit). Ish-sulmuesi i Juventusit zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë duke gjetur golin e avantazhit. Mirëpo, skenën e zapton Garet Bejl, i cili bën një rikthim spektakola­r. Qëndroi tre muaj jashtë fushave të lojës, por arriti të shënonte gol që në ndeshjen e parë që u rikthye në fushë. Pavarësish­t se janë - 2 ndeshje më pak, "galaktikët" vazhdojnë të udhëheqin të vetëm kampionati­n.

Në një sens- Zidan bën rrotacion dhe në çdo repart ka risi. Ai lë pushim Marselon, Kasemiron, Navasin, Modriçin dhe Benzemanë, ndërkohë që

në portë qëndron Kiko Kasija. Naço dhe Pepe ishin në mbrojtje, ndërsa në mesfushë Kovaçiç dhe në sulm Morata. Ky i fundit ishte më i rrezikshmi në 45 minutat e para, ndërkohë që Espanjoli konfirmoi se "Bernabeu" është makth. Ata nuk kanë fituar në 21 vitet

e fundit. Mirëpo, Morata gabon 2 raste të pastra, por Isko e shërben në mënyrë perfekte dhe në minutën e 33-të ai shënon golin e 11-të në kampionat. Në fushë ishte vetëm Reali.

Rikthehet Bejl- Dominimi i Realit vazhdon edhe në pjesën e dytë. 13 goditje nga

këndi dhe zotërimi i topit X0[. Vaskez, Kros dhe Ronaldo humbasin raste të pastra për të shënuar. Rreziku i vetëm për madrilenët është në minutën e 62-të, kur Kiko Kasija tregohet i gatshëm. Në fundin e ndeshjes kishte vend edhe për Bejlin, i cili u rikthye pas 88

ditësh mungesë. Ai zbret në fushë me vrull dhe shënon golin e dytë të ndeshjes duke mbyllur llogaritë.

Tjetër rekord- 42 ndeshje radhazi duke shënuar të paktën një gol. Reali i Madridit ka thyer rekordin personal, të cilin e mbante Zhoze Murinjo

me 41 ndeshje. Reali ka arritur gjithmonë të gjejë rrugën e rrjetës që nga 4 maji i vitit të kaluar dhe tani shpreson të thyejë edhe rekordin që mbahet nga Barcelona. Katalanasi­t kanë shënuar 44 herë radhazi, por kjo gjë nuk është e paarritshm­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania