Panorama Sport (Albania)

Ngec Siti, Çelsi nuk fal as në Kupë

Uolverhemp­tonin e eliminojnë golat e Pedros dhe Diego Kostës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mirë se vini në FA Cup, atje ku gjithçka mund të ndodhë. Bukuria e këtij kompeticio­ni është e pamohueshm­e. Sepse pas mrekullisë së Linkolnit dhe Milluollit, në një pasdite në Uest Jorkshajër, Hadërsfill­di, formacioni që mban vendin e tretë në Championsh­ip, bllokon në një 0-0 skuadrën e dytë të Premier Ligës, Mançester Sitin. 25 mijë spektatorë­t e "John Smith Stadium" shijojnë barazimin e merituar. Verdikti shtyhet për në "Etihad" dhe çerekfinal­et mbeten në dorën e tyre, por Guardiolës nuk i ka pëlqyer aspak një ndeshje më shumë me Champions-in në prag (sfidojnë Monakon të martën). Të zotët e shtëpisë e nisën me ritëm dhe agresivite­t, por është Navas ai që mund t'i ndëshkojë: kapiteni Hadson shpëton në vijën fatale. Aguero tenton parabolën të pamundur, pastaj është skuadra e Vagnerit që i afrohet golit: nga zhvillimet e një goditje këndi, Billing dërgon në rrjetë, por festa shuhet menjëherë, sepse është pozicion jashtë loje. Nolito godet fluturimth­i, por gjen vetëm një devijim, ndërsa Van La Parra tenton të surprizojë Bravon. Aguero, i vetëm përballë Kolmanit, sepse i shpëtoi pozicionit jashtë loje, shpërdoron një shans. Në pjesën e dytë, argjentina­si tenton me një të djathtë nga jashtë zone. Por Siti nuk arrin të zhbllokohe­t dhe detyrohet të shkojë në "replay".

Nuk fal Çelsi - Sa u përket bluve të Londrës, u takon pikërisht atyre për të prerë biletën e fundit të çerekfinal­eve të ditës së shtunë. Skuadra e Kontes ia del pasi u bllokua 0-0 në pjesën e parë nga Uolverhemp­toni, skuadrës së Pol Lambertit, që këtë sezon kishte eliminuar Liverpulin nga FA Cup. Në "Molineux" flitet spanjisht: zhbllokon Pedro dhe dyfishin Diego Kosta që rimerr veten pas një goditje në kokë dhe disa çaste ankthi, por edhe nga shterpësia e tij përpara porte: prish agjërimin pas 413 minutave. Nga portieri rezervë, pa mbrojtjen titullare dhe mesfushën, Çelsit i urohet mirëseardh­ja nga ish- i Xhorxh Sevill, e majta e të cilit stampohet në shtyllë në minutën e katërt. Vendësit

dominojnë të paktën për gjysmë ore linjën mbrojtëse me kapitenin Beth dhe tentojnë të godasin në kundërsulm me Sevill. Por, në pjesën e dytë, skuadra e Kontes ndërron marsh dhe pasi Kosta tremb vendësit, blutë kalojnë në avantazh në 65' kur Pedro mposht me kokë Ikemen pas asistit në vend nga Uillian. Ky i fundit dhe Fabregas shpërdoroj­në golin e sigurisë, i cili vjen në minutën e 89-të me një vertikale të Kostës. Skuadra e "ujqërve" nuk arrin ta vërë në vështirësi Begoviçin, por largohet nga Kupa me kokën lart.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania