Panorama Sport (Albania)

itorja e G-së nuk ra nga qielli, por ngrihemi

-

Luis Enrike dhe Barcelona e tij kanë shansin për të harruar ndeshjen dramatike dhe humbjen që pësuan në Paris. Katalanasi­t do të zbresin sot në fushën e lojës për të luajtur kundër Leganesit në orën 20:45. Në konferencë­n për shtyp përpara mediave, numri një i Barcelonës e pranoi faktin që skuadra bëri shumë gabime në Champions, ndërsa tani duhet të përqendroh­et maksimalis­ht në kampionat. Mendoni se mund ta përmbysni humbjen e thellë kundër PSG-së? Do të luajmë pas shumë kohësh dhe gjithçka mund të ndodhë. Megjithatë, duhet të mendojmë ndeshjet e tjera që duhet të luajmë gjatë kësaj kohe dhe jo sfidën me Parisin. Të gjithë duhet të dimë diçka: rezultati i Parisit nuk erdhi nga qielli, por nga ajo që ata bënë në fushë. Merituan gjithç-

Kanë pasur rezultate shumë të mira gjatë kësaj kohe dhe na duhet të jemi të përqendrua­r maksimalis­ht për të marrë rezultat pozitiv.

Buskets dhe Iniesta kanë thënë se PSG-ja e fitoi ndeshjen taktikisht...

Unë nuk përgjigjem për ato që thonë të tjerët. Përgjigjem vetëm për deklaratat e mia. Për pjesën tjetër flas në dhomat e zhveshjes me lojtarët. Suarez ka thënë se nuk duhet të ketë dyshime mbi ju si trajner. Vazhdoj t'ju them se nuk kam dëgjuar asgjë nga ato që thonë të tjerët. Nuk i afrohem televizori­t as 10 metra, madje edhe nëse jam i dehur. Mendoni që Reali do të gabojë gjatë kësaj kohe dhe sa shanse keni për kampionati­n?

Nuk mund të parashikoj se çfarë do të bëjnë kundërshta­rët tanë, por mendoj se sezoni është i gjatë dhe çdo skuadër mund të ketë ulje-ngritje. Ne fillimisht duhet të mendojmë t'i fitojmë të gjitha ndeshjet tona, pastaj të presim hapat falsë të kundërshta­rëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania