Panorama Sport (Albania)

Laçi ndal Kukësin, tri shtylla për një pikë

Tension dhe sende të forta në fushë, reagojnë kryesuesit: Si ndeshje proteste

- ERMAL SIKA

Tri shtylla, faulle pa fund dhe shumë tension. Kukësi ngec në Laç, në një ndeshje ku mund të dilte me tri pikë, por edhe rrezikonte të dështonte. Pritej një ndeshje e zjarrtë dhe ashtu rezultoi për 95 minuta (bashkë me kohën shtesë). Vetëm goli mungoi, në një kohë që Mensah dhe...

Tri shtylla, faulle pa fund dhe shumë tension. Kukësi ngec në Laç, në një ndeshje ku mund të dilte me tri pikë, por edhe rrezikonte të dështonte. Pritej një ndeshje e zjarrtë dhe ashtu rezultoi për 95 minuta (bashkë me kohën shtesë). Vetëm goli mungoi, në një kohë që Mensah dhe Nika për Laçin, si dhe Pejiç për Kukësin goditën shtyllat. Izair Emini ishte në një ditë "jo", duke shpërdorua­r raste të arta për skuadrën e Ernest Gjokës. Megjithatë, nisur nga ajo që dy ekipet dhanë në fushë, barazimi ishte ndoshta rezultati më i drejtë i takimit. Tashmë Kukësi nuk është i distancuar me +4 pikë, por pas këtij barazimi është vetëm 2 pikë më shumë se ndjekësi më i afërt, Skënderbeu. Kryesuesit ndiejnë presionin, pasi edhe Partizani është afruar, për më tepër që këtë fundjavë do të luajë ndaj rivalit direkt në "Zeqir Ymeri", në një takim që duket si finale për vazhdimësi­në.

Pjesa e parë - Laçi e nisi me skemën 4-2-3-1, ndërsa Kukësi me atë klasike: 4-4-2. Shkëndijën e parë e jep Lushkja me një goditje nga jashtë zone, ndërsa më pas kundërpërg­jigjet Pejiç. Nuk kalojnë as 10 minuta lojë dhe Mensah shkakton drithërima në portën e Kukësit. Pas një asisti të Musajt, sulmuesi ganez gjuajti bukur me të djathtën dhe tronditi traversën. Me kapitenin Vucaj në një ditë të mirë, Laçi është më i rrezikshëm në daljet sulmuese. Nika i afrohet golit, por edhe ai është i pafat, pasi topi përplaset në shtyllë dhe del jashtë. Kukësi ekuilibron lojën dhe shikon më shumë drejt sulmit. Musolli dhe Lena luftojnë shumë në mesfushë, ndërsa rasti më i artë në këtë pjesë i paraqitet Dvornekovi­çit, por Selmani i thotë "jo" golit. Përtej përpjekjev­e të skuadrave, 45 minutat e para mbyllen pa gola.

Pjesa e dytë - Pas pushimit, Kukësi e nis më mirë lojën, me Eminin që rrezikon i pari. Nuk kalojnë as tri minuta dhe verilindor­ët detyrohen të bëjnë zëvendësim­in e parë. Musolli lë fushën i dëmtuar dhe në vend të tij aktivizohe­t Edon Hasani. Loja ka ritëm dhe dy skuadrat luajnë më hapur. Mensah i afrohet golit pas një veprimi fantastik, ndërsa menjëherë pas këtij rasti është Pejiç që bën gjithçka mirë në zonë dhe shërben tek Emini, por as ky i fundit nuk u beson syve se çfarë ka humbur përballë Selmanit.

Nisur nga kualitetet që kanë në sulm, kryesuesit bëhen të frikshëm, jo vetëm përmes aksioneve, por edhe goditjeve standarde. Gjoka hedh në fushë edhe Lushtakun, që jep disa asiste për Eminin dhe Pejiçin, por heroi i bardhezinj­ve është portieri Selmani, që

eviton gola të sigurt. Në fund, Kukësi nuk ka as fatin me vete, pasi me portierin të mundur, goditja me kokë e Pejiçit përplaset në shtyllë. Fundi është i dëshpëruar për të dyja skuadrat, që përveç një goditjeje jashtë portës të Mensah, nuk prodhojnë asnjë rast tjetër. Edhe 5 minutat shtesë nuk sjellin ndryshim, në një kohë që tensioni ishte i pranishëm, jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit. Përfundimi­sht gjithçka mbyllet me rrjeta të paprekura, teksa kjo pikë e ngjit Laçin e Sinellës në vendin e tetë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme
FOTOT: F.Hazizllari
Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme FOTOT: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania