Panorama Sport (Albania)

Lazeri “makth” për Likën, tension në korridore

Thyhen sërish stola, Starova dhe Josa përqafim pas derbit

- ADELA MERKO

Përtej spektaklit që u dhurua në fushë, jashtë saj nuk munguan çudirat. Gjithçka nisi me një kaos në sektorin e mediave, ku më të shumtë ishin kryepolicë­t dhe skautët se sa gazetarët. Tension në korridore, por edhe përqafime. Fundi i ndeshjes nxjerr fitues "Bobin", e megjithatë Josa nuk mund të mos e përgëzonte dhe jepte një përqafim miqësor kolegut të tij.

- Starova dhe Josa, përqafim miqësor pas konferencë­s. Trajnerët "harruan" rezultatin final dhe nuk ngurruan që të uronin njëri-tjetrin.

- "Bobi", pas 90 minutave plot presion, pasi doli nga stadiumi, gjeti një moment për të konsumuar një cigare.

- Derbi nuk i ndan miqtë. Erando Karabeci dhe Renaldo Kalari u panë bashkë afro 30 minuta para se të niste derbi. Madje, mes tyre ishte edhe babai i mbrojtësit të Partizanit, i cili ishte në krye të detyrës, me uniformën e policit.

- Në momentin që lojtarët e Tiranës dolën në nxehmje, tifozët e kuq nisën të vërshëllen­in. Dhe, si kurrë më parë, bardheblut­ë këtë herë nuk patën përkrahjen e ultrasve të tyre.

- Sektori i mediave u bë lëmsh dje, aq sa numri i gazetarëve ishte realisht i vogël. Nuk mungoi askush, madje prezent ishte edhe drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Por, veç tij, ishin edhe disa lektorë të kursit të UEFA-s.

- Sa shumë menaxherë në derbi! I pranishëm ishte menaxheri italian i Kaleb Ekubanit. Por jo vetëm, pasi prezent ishte edhe një skaut i Slovan Bratislavë­s. Ai kishte ardhur për të parë Realdo Filin, por nuk mundi dot, pasi fieraku nuk mori asnjë minutë dje. Megjithatë, ai përfitoi që të mbante shënime pafund për Kaleb Ekubanin.

- Labinot Ibrahimi kishte një tifoze speciale dje në stadium. Vajza e tij 1- vjeçare duket se i ka sjellë fat Partizanit, paçka se vetë kosovari mori shumë pak minuta në këtë derbi.

- Lazeri u kthye në një shqetësim serioz për Ilion Likën. Për 90 minuta, tifozët e Partizanit e kanë "masakruar", e megjithatë, përtej dy golave të pësuar, portieri u bë shpëtimtar në disa raste.

- Edhe ky derbi nuk kaloi pa dëme, ndërsa si gjithnjë pasojat i vuan... stadiumi. Pati disa stola të thyer. Nga Partizani pretendojn­ë se ishin 10, ndërsa nga Tirana nuk janë nxituar, ndërsa vetëm sot do të nxjerrin bilancin e saktë. Gjithsesi, drejtuesit e kuq kanë dalë garant që do të paguajnë për çdo poltronë të dëmtuar.

- Policët dhe punonjësit e sigurisë private nuk njohin futbollist­ët. Edhe pse të veshur me uniformë zyrtare të klubeve, ata janë lënë 10 minuta jashtë.

- Tension në korridore. Përgjegjës­i i marrëdhëni­eve me mediat nuk është lënë që të futet në dhomat e zhveshjes së Tiranës. Pati nerva, e megjithatë pak minuta më vonë gjithçka u qetësua.

- Gentjan Muça u fut në fushë me fanellë ndryshe. Mbi uniformën zyrtare të Tiranës, ai kishte veshur bluzën e "Tirona Fanatics", duke u dhënë një mesazh dashurie në distancë ultrasve bardheblu.

- Sa shumë motorë dhe biçikleta pas portave. Ai sektor ishte kthyer në një miniparkin­g për forcat e rendit, të cilët kishin marrë me vete edhe mjetet e transporti­t.

- Sodiq Atanda, Kristi Marku, Ardit Jaupaj, Jurgen Vatnikaj ishin në tribunën B dje, sakaq Xhevahir Sukaj e ndoqi në atë VIP. Në krahun tjetër, në sektorin A, ishin lojtarët e Tiranës që munguan në derbi, si: Dorian Kërçiku, Erando Karabeci, David Domgjoni, Flamur Bajrami, Romuald Ntsitsigui dhe Ifeani Edeh.

- Mirel Josa u revoltua në të 14- ën minutë, ndërsa u ankua tek anësori Doda për një rivënie anësore, e cila iu dha Partizanit. Ndërsa në të 56-ën, pas një ndërhyrjej­e të gabuar të Malotës, trajneri shkoi t'i kërkonte llogari arbitrit të katërt.

- Starova acarohet në të 26ën me Vilën, për një top të gjuajtur gabim.

- Sa shumë "trajnerë" në

tribunën qendrore të Partizanit. Të gjithë tifozët jepnin direktiva, duke e kaluar edhe cakun. Madje, në të 59- ën dikush iu ankua Starovës për aktivizimi­n e Kalarit, megjithatë përgjigjja e "Bobit" nuk mungon, ndërsa i tha: "Ik, më lër rehat".

- Reklamat u "masakruan" dje. Çdo top që drejtohej tek ato, bënte që të përfundoni­n në tokë. Madje, edhe në momentin që Olsi Teqja shkoi për të festuar golin, ranë dy të tilla. Mbrojtësi u ngatërrua, pasi fillimisht mendoi që të festonte te tifozët. Por më pas shkoi te "Ultras Guerrils", duke i provokuar dhe bërë me shenjë të pushonin.

- Korado Sakone, përgatitës­i atletik i Partizanit, është marrë gjatë pushimit të ndeshjes posaçërish­t me Renaldo Kalarin. Ai e udhëzoi për disa minuta, duke qenë se mbrojtësi ishte edhe ndërrimi i parë që u bë te të kuqtë.

- E 51-ta minutë solli ndërprerje të lojës, pas hedhjes së disa sendeve të forta në fushë. Pasi u larguan, rifilloi edhe ndeshja.

- Ishte e 87-ta minutë kur Gentjan Muça u drejtua nga pankina dhe kërkoi ndërrimin e Teqjes së dëmtuar, ndërsa largimi i tij nga fusha erdhi pas pak sekondash.

- Merveil Ndokyt largohet nga stadiumi me këmbën e fashuar. Lojtari mori një goditje në fushë, megjithatë vetëm sot do të konfirmohe­t gjendja e tij.

- Vonesa e Agustin Torasës acaron Erjon Hoxhallari­n. Mbrojtësi i kërkon që të nxitojë, madje edhe e shtyu kur argjentina­si u ndërrua me Ibrahimin.

 ??  ??
 ??  ?? Policët nuk njohin futbollist­ët e të dyja ekipeve
Policët nuk njohin futbollist­ët e të dyja ekipeve
 ??  ?? Lojtarët e Partizanit duke festuar në “pub” pas derbit
Lojtarët e Partizanit duke festuar në “pub” pas derbit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania