Panorama Sport (Albania)

Thumbon Starova: Luajmë vetëm

Tekniku akuzon edhe për ndeshjet e rivalëve Luftëtari shkoi të humbiste në Korçë

-

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, është shfaqur i qetë pas fitores së djeshme në derbi. Por, nuk ka lënë pa komentuar edhe rivalët dhe ndeshjet e tyre. Në prononcimi­n e tij për "TVSH"-në pas takimit, tekniku i të kuqve tha: "Luftëtari shkoi të humbte në Korçë, duke bërë llogaritë e veta me katër mungesa dhe kjo i krijoi mundësinë të luante lirshëm". Ndërsa, në përgjigjen që u dha pyetjeve në "SuperSport", përveç analizës së sfidës, u kujdes të nënvizonte se Partizani është i vetëm në këtë garë, duke lënë të nënkuptohe­t se nuk është i përfshirë në aleanca, ashtu si ekipet e tjera, Tirana dhe Kukësi, që është folur shumë gjatë javën e kaluar.

Dy rivalët tuaj për titull fituan dhe ju bëtë sot $dje% të njëjtën gjë. Është kjo

përgjigjja më e mirë që mund t'u jepnit atyre?

Nuk është një përgjigje ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t, por për ecurinë tonë. Dihet që "derbi" prodhon tension. Ne vinim ndryshe në këtë ndeshje, pasi Tirana ishte mobilizuar thjesht për rëndësinë e "derbit", kurse ne ishim edhe në presion për fitore. Pasi shënuam, patëm raste edhe për 2-0, nëpërmjet kundërsulm­it, por nuk arritëm. U shpërfytyr­uam në rastin e golit të barazimit në një goditje standarde, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në këtë sezon. Por, kjo është edhe rrjedhojë e tensionit që prodhon "derbi". Paniku zgjati edhe pak minuta pas barazimit, pastaj gjithçka shkoi mirë.

U bënë disa ndeshje që nuk po e shohim atë Partizanin shumë të mirë të dy fazave të para. Pse kjo gjendje?

Duke përjashtua­r ndeshjen ndaj Luftëtarit, ku skuadra ishte e përgjysmua­r dhe ku ekipi ra në batakun e organizimi­t të dobët që udhëton edhe dy herë në transfertë, nuk mbaj mend ndonjë takim tjetër që të kemi bërë paraqitje të keqe. Për të mos iu kthyer asaj ndeshjeje ndaj Luftëtarit ku ekipi gjirokastr­it aplikoi një "katenaço" të viteve '30. Ndërsa Luftëtari shkoi të humbte në Korçë, duke bërë llogaritë e veta me katër mungesa dhe kjo i krijoi mundësinë të luante lirshëm. Sigurisht, sot (dje) nuk ishim brilantë, por triumfuam ndaj një kundërshta­ri që ishte shumë më i qetë se ne. Aq më tepër që patëm raste edhe për të dyfishuar. Pas barazimit, e morëm lojën në kontroll me prepotencë dhe pas avantazhit mund të kishim shënuar edhe golin e tretë.

Në dy fazat e para, mesfusha e Partizanit ishte një nga më të fortat, ndërsa tani nuk duket e tillë. 2farë nuk shkon?

Jam super i kënaqur me lojën e skuadrës. Nëse na krahasoni me kundërshta­rët, nuk mendoj se ata luajnë më mirë se ne. Nuk duhet të harrojmë edhe që terreni nuk të jep mundësi për të bërë lojë spektakola­re. Nuk është si tapeti i "Elbasan Arena"-s që ta krijon këtë mundësi. Terreni në "Selman Stërmasi" lë për të dëshiruar. Të tre lojtarët e mesit të fushës, Ramadani, Batha dhe Vila janë në formë.

Gjithsesi, Kukësi dhe Skënderbeu janë përpara jush...

Jemi ne dhe "Guerrils"-at të vetëm dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Nuk kemi asnjë tjetër.

 ??  ??
 ??  ?? Ironia e ultrasve të kuq për
"Tirona Fanatics" që mungonin në stadium
Ironia e ultrasve të kuq për "Tirona Fanatics" që mungonin në stadium
 ??  ?? Lojtarët e Tiranës duke u goditur me shishe uji dhe sende të forta në momentin që festojnë golin e Teqjes
Lojtarët e Tiranës duke u goditur me shishe uji dhe sende të forta në momentin që festojnë golin e Teqjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania