Panorama Sport (Albania)

Ankohet Kukësi: Fusha i ngjante një proteste

Incident në tribunë, ja çfarë nuk u pa nga ndeshja në Laç

-

Sende të forta në fushë, kapsolla, një Pero Pejiç nervoz dhe, në fund, ankesë e klubit të Kukësit në faqen zyrtare në "Facebook". Menjëherë pas takimit të djeshëm në Laç, klubi kryesues nuk ka ngurruar të shprehte pakënaqësi­në për "shiun" e sendeve të forta që vërshuan në fundin e takimit, veçanërish­t pas minutës së 80-të. Hyrja në stadiumin e Laçit ishte falas dhe të pranishëm ishin mbi 2000 tifozë. Klubi verilindor, ndonëse ka pranuar se ishte një pasdite jo e mirë, e drejtoi gishtin pikërisht nga kjo sjellje antisporti­ve e vendësve, duke publikuar foto të sendeve të shumta që përfunduan në fushën e lojës. "Një pasdite jo e mirë ku nuk arrijmë të fitojmë, në një fushë që i ngjante protestës me objektet e hedhura gjatë lojës. Gjithsesi, vazhdojmë pa humbje dhe në vend të parë", ishte komenti i klubit.

Pejiç - Sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, ka hasur dje në një markim shumë të rreptë nga qendërmbro­jtësit Gjoni dhe Qaqi, por gjithashtu nga Shala. Në pjesën e parë, kroati u acarua aq shumë, saqë në një moment shkoi si i tërbuar drejt anësorit Simoni, duke i kërkuar llogari për mosdhënien e një faulli në krahun e djathtë të sulmit kuksian. Bomberi kroat ishte i pafat, teksa goditi shtyllën.

Acarimi - Sapo gjyqtari vërshëlleu për përfundimi­n e pjesës së parë, trajneri i Laçit, Bledar Sinella, bashkë me ndihmësin e tij, Ylber Zani, u futën në fushë për t'i kërkuar llogari gjyqtarit kryesor për një episod. Kryesori Hamiti e mori me sportivite­t këtë moment.

Smajli - Në tribunën VIP pati aq shumë njerëz të futbollit, si asnjëherë tjetër. Ishtrajner­i Përparim Daiu, trajneri i Kamzës, Bledar Devolli, presidenti i Kamzës, Naim Qarri, ai i Mamurrasit, Ded Ndreca, trajneri i Besëlidhje­s, Alban Bruka, ish-futbollist­i Saimir Xhetani etj. Mirëpo, ai që ra më shumë në sy ishte Dritan Smajli, i kontestuar­i i tifozërise laçiane kur ishte pjesë e Kukësit. Mirëpo, dje Smajli duket se ka bërë tifo për Laçin. Ai e ndoqi një pjesë të mirë të takimit nga zyra e presidenti­t Pashk Laska.

Ofendimet - Tifozët e Kukësit ishin të parët që ia nisën këngës. Edhe pse rreth 30 veta, ata u bënë të zhurmshëm në mbështetje të skuadrës së tyre. Mes tifozërive ka pasur disa herë sharje të ndërsjellt­a.

Gjici - Presidenti Gjici mbërriti një minutë para startit të takimit. Ai hyri në stadium me tri makina luksoze dhe disa shoqërues.

Laska - Presidenti Laska ka pasur dje në krah të tij ish-kreun e klubit kurbinas gjatë viteve 2002-2005, Agim Myrtaj.

Gjoka - Para takimit, trajneri Gjoka konsumoi një cigare, ndërsa disa tifozë nuk e lanë të qetë, duke i thënë se skuadra e tij është forcë e tretë e kampionati­t. Gjithsesi, tekniku ka vijuar në të tijën.

Incidenti - Një tifoz i Laçit, i akomoduar pranë tribunës qendrore, gati sa nuk krijoji një zënkë masive. Ai nuk la rehat palën mike, duke lëshuar disa ofendime ndaj Gjicit dhe miqve të tij. Ndërhyrja e policisë shmangu situatën. Në takimin e djeshëm, masat e marra nga forcat e rendit ishin ekstreme, teksa pati edhe Forca Speciale.

 ??  ?? Faksimile e qëndrimit zyrtar të klubit të Kukësit në “Facebook” pas ndeshjes së djeshme
Faksimile e qëndrimit zyrtar të klubit të Kukësit në “Facebook” pas ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania