Panorama Sport (Albania)

Grumbullim në Durrës, sot nis anti-Vllaznia

-

Në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, pavarësish­t se bardhekuqt­ë ende nuk kanë filluar nga përgatitje­t, Daja ka bërë llogaritë e veta dhe duket se është i detyruar të heqë dorë nga Bajram Jashanica. Mbrojtësi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të mungojë në Shkodër. Sigurisht me mungesën e Jashanicës duket se do t'i takojë Osmanit që të kthehet në prapavijë për të formuar dyshen e qendrës me kroatin Radas për të kompletuar repartin difensiv. Ndërkaq, në mesin e fushës pritet që Orelesi dhe Lilaj të formojnë treshen e mesfushës me një mes Muzakës, Gavazajt dhe Predeskut, gjë që do të vendoset në seancat stërvitore të kësaj jave nga ana e trajnerit Ilir Daja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania