Panorama Sport (Albania)

Flamurtari kundër arbitrave: Po na dënojnë me tendencë Vllaznia në alarm, “e sakatuar” kundër Skënderbeu­t

"S’u mjaftuan me zbritjen e 6 pikëve nga renditja?!"

- ERMAL SIKA

Flamurtari ka shpre hur hapur pa kënaqësitë ndaj arbitrimit, duke hedhur dyshime se kemi të bëjmë me gabime tendencioz­e. Klubi vlonjat ka reaguar nëpërmjet një deklarate pas ndeshjes me Teutën për ankesën që kanë ndaj treshes gjyqësore të kryesuar nga Jemini. "Flamurtari, me anë të këtij reagimi, nuk kërkon alibi për rezultatin e regjistrua­r në ndeshjen me Teutën, por sheh se çdo ditë dhe më tepër gjykimi po bëhet faktor në kampionati­n shqiptar. Edhe pse në situata dhe ndeshje të tjera vendimet e gjyqtarëve kanë ndikuar deri edhe në rezultatin e takimit, Flamurtari asnjëherë deri më tani nuk është marrë me vendimet e tyre, pavarësish­t se në shumë raste ato kanë ndikuar negativish­t në dëmin tonë apo mbarëvajtj­es së garës. Pas ndeshjes me Teutën, klubi denoncon me forcë dy fakte shumë të rëndësishm­e. E mendojmë tendencioz­e që vendoset po kjo treshe gjyqtarësh në dy ndeshje rresht brenda katër ditëve për të gjykuar në ndeshjet e Flamurtari­t, ndërsa vendimi për caktimin e tyre ka anashkalua­r çdo rregullore për gjykimin", thuhet në deklaratë. Më tej, kanë shënjestru­ar momentin e 11-metërshit të akorduar dhe, më pas, të anuluar. "Momenti i papreceden­të i penalltisë në favor të Flamurtari­t. Pozicioni i kryesorit është mjaft i afërt, por krejt në kundërshti­m me rregullore­n, gjyqtari anësor luan rolin e gjyqtarit pas porte, duke ndryshuar një vendim tashmë të marrë nga gjyqtari kryesor për 11 metërsh. Pamjet në momentin e penalltisë flasin vetë. Po sjellim në vëmendje vetëm këto dy fakte për të treguar qartë tendencën në dëm të Flamurtari­t", nënvizon klubi.

Kërkesa - Në deklaratën e tij, Klubi i Futbollit Flamurtari kërkon që institucio­net të marrin masa për situatën e krijuar nga gjykimi, pasi gjyqtarët po prishin garën dhe rregullat. "Kërkojmë mbi të gjitha vëmendjen e institucio­neve përkatëse për situatën e krijuar, pasi gjyqtarët janë ata që po vendosin garën dhe prishin rregullat. Natyrshëm na lind një pyetje: Nuk u mjaftuat me heqjen e 6 pikëve? Deri në këtë nivel e keni çuar tendencën kundër Flamurtari Football Club?", thuhet në deklaratë. Fitorja me Korabin i ka kushtuar jo pak ekipit të Vllaznisë për sa u përket lojtarëve që janë ndëshkuar me kartonë. Mbrojtësit Endri Vrapi e Olsi Gocaj, si dhe mesfushori Ardit Krymi me kartonët e marrë ndaj Korabit janë të pezulluar për sfidën e radhës ndaj Skënderbeu­t. Në fakt, ata nuk do të jenë të vetmit të padisponue­shëm, pasi u shtohet një listë e përbërë nga emra si Cicmil, Pjeshka dhe Kapaklia. Ndërsa Mulemi është në dyshim, duke qenë se pësoi një dëmtim në ndeshjen e kaluar dhe pritet të jepet aprovimi i mjekëve për formën e tij.

Mbrojtja - Ky do të jetë reparti me më shumë "dhembje koke" për trajnerin Cungu. Sikur të mos mjaftonin problemet me dëmtimet, pezullimet i dhanë edhe një goditje akoma më të rëndë klubit shkodran, i cili do detyrohet të bëjë "arnime" për ndeshjen ndaj kampionëve të Skënderbeu­t. I vetmi që e ka të sigurt pozicionin është Ditmar Bicaj, në qendër të repartit defensiv. Marku dhe Gurishta gjithashtu planifikoh­et të luajnë nga minuta e parë, si zgjidhje të detyruara. Por, dilemat janë se cili do aktivizohe­t përkrah Bicajt, duke e bërë akoma më të vështirë zgjedhjen që do të bëjë kreu i pankinës kuqeblu. Në një situatë alarmante, përballë një nga ekipeve më cilësore të kampionati­t, Vllaznia do duhet të sakrifikoj­ë më shumë se në çdo sfidë tjetër. Pikët janë me të vërtetë shumë të rëndësishm­e për shkodranët, të cilët duan që të sigurojnë sa më shpejt qëndrimin në Kategorinë Superiore, në një garë me të vërtetë të fortë. A.Uruçi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania