Panorama Sport (Albania)

Demiraj akuzon arbitrat

"Nuk arrij ta konceptoj dot një gjykim të tillë, ishte shumë i dobët"

- MIKEL MBRIÇAJ

Apolonia ka rimar rë vendin e katërt, pasi ka fituar në një transfertë shumë të vështirë ndaj Elbasanit. Triumfi me verdheblut­ë ka rritur adrenalinë­n te skuadra e trajnerit Elidon Demiraj. Ky i fundit, pavarësish­t triumfit, nuk i ka kursyer kritikat për gjykimin. "Nuk dua të merrem asnjëherë me gjyqtarët dhe të gjej justifikim­in e rezultatit të arritur tek ata. Por, në ndeshjet e fundit, duke iu referuar dhe kësaj me Elbasanin, po hasim në gjykime të dobëta që nuk arrij t'i konceptoj. Arbitrat gabuan pa fund gjatë gjithë takimit, ku unë do të përmend ndëshkimin me një penallti të paqenë në sekondat e fundit të pjesës së parë dhe kartonin e kuq ndaj lojtarit tonë Mehmeti. Por, falë kolektivit­etit, shpirtit të lartë të garës dhe karakterit të sportistëv­e, arritëm të shënonin dhe dy herë të tjera pas barazimit me një penallti që nuk ekzistonte dhe ia dolëm me sukses duke marrë tri pikë të çmuara", ka thënë trajneri Demiraj.

Derbi - Objektivi i Apolonisë në këtë sezon është që të renditet mes ekipeve që kryesojnë grupin. Diferenca e vogël e pikëve që ka nga vendi i tretë me të katërtin e deri tek i gjashti mund të bëjë që, deri në fund të kampionati­t, shumë situata të ndryshojnë. "Kjo tregon se lufta sportive dhe rivaliteti është i madh dhe për të zënë një vend në pesë skuadrat më të mira, duhet shumë punë. Megjithatë, ne shikojmë vetëm ndeshjet tona dhe nuk merremi me të tjerët. Na kanë mbetur dhe dy javë nga përfundimi i fazës së dytë

dhe ne do t'i marrim sfidat një nga një. Tani na duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës që do ta luajmë në shtëpi me ekipin kryesues të Lushnjës. Një ndeshje e vështirë, ku ne duhet të tregojmë sërish vlerat e skuadrës sonë dhe të arrijmë një rezultat të

suksesshëm, pasi kështu do të mund të realizojmë dhe objektivin tonë për të vazhduar të jemi midis pesë ekipeve më të mira të grupit", ka përfunduar Demiraj deklaratën e tij. Lushnja ka një organikë me lojtarë të rinj, që kanë arritur të bëjnë paraqitje të mira.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania