Panorama Sport (Albania)

Fermat me domate dhe futbolli, Dani Alvesh: Barca hipokrite!

-

Dani Alvesh sulmon Barcelonën dhe bën paqe me Ronaldon. Në një intervistë ndryshe për mediat spanjolle, ai tregon jetën e tij në Brazil dhe vështirësi­të që ka kaluar.

Na tregoni pak për qytetin tuaj të lindjes, Huazeiron.

Është një qytet i vogël, me afro 300 mijë banorë. Bën shumë nxehtë, sepse në verë temperatur­at shkojnë 40 gradë. Por është një qytet i qetë dhe quhet toka e artistëve, shkrimtarë­ve dhe këngëtarëv­e.

Si jetohej aty?

Nëna ime ishte shtëpiake, ndërsa babai punonte në një fermë diku larg. Ai mbillte qepë, domate, shalqi. Që në moshën gjashtëvje­çare kam shkuar ta ndihmoj dhe aty nisa të mësoj se kush jam në të vërtetë. Babai im ka qenë model për t'u ndjekur sepse sipas tij nuk ka rëndësi se sa fiton. Duhet thjesht të jesh i lumtur.

Me këtë fermë jeni ushqyer?

Sigurisht që po. Pjesa më e madhe e të ardhurave vinte nga ajo, por varej edhe nga kushtet klimaterik­e. Ndonjëherë kishte shira të rrëmbyeshë­m. Kapnim edhe shpendë të egra, por na pëlqente gjithashtu mishi.

Keni qenë edhe aktor në film?

Po, është e vërtetë. Unë dhe vëllezërit e mi aktruam dhe morëm para. Ishin shumë për atë kohë.

Si e nisët rrugëtimin në futboll?

Im atë ishte i sëmurë për futbollin dhe kush ishte 30 vjeç formoi një skuadër. Edhe unë isha pjesë e saj, pavarësish­t faktit se isha 3 herë më i vogël. Pastaj u bëra pjesë e skuadrës së Bahias dhe më vonë më mori Sevija.

Pastaj nisi një epokë e shkëlqyer për ju.

Sigurisht që ishte bukur, por fakti që fitova shumë trofe nuk do të thotë se je i lumtur.

Çfarë do të thuash me këtë?

Dua të them që lumturia e përditshme është më e rëndësishm­e sesa momenti kur fiton një Kupë. Unë kam fituar Ligën e Kampionëve, por nuk kam bërë 300 foto me të. Është thjesht një trofe.

Jeni i zhgënjyer?

Futbolli është hipokrizi. Ndonjëherë krijon shokë të rremë, ke famë kot dhe jep autografe pa e ditur se çfarë mendojnë të tjerët. Ndoshta kjo ishte ëndrra dhe pafajësia e një fëmije si unë që zgjodhi futbollin.

Jeni lodhur prej racizmit?

Jo, jo. Nuk merrem me tema të tilla që nuk kanë vlerë. Unë ndihem si gjithë të tjerët dhe i injoroj këto sjellje.

Por edhe kjo është temë shumë e rëndësishm­e.

Sigurisht që është, por duhet të mos bëhemi viktima. Secili duhet të jetë i lumtur, pavarësish­t ngjyrës së lëkurës që ka.

Ju jeni i lumtur?

Sigurisht që jam. Këtë e kam mësuar nga nëna ime. Le të ndodhë çfarë të ndodhë, thjesht duhet të jemi të lumtur.

Jeni i lumtur edhe në futboll?

Jam edhe në futboll, por kam edhe disa pengje apo shqetësime.

Cilat janë?

Mund të isha bërë pilot i Formula 1. Më pëlqen adrenalina që të jep shpejtësia e një makine.

Dhe këngëtar gjithashtu...

(Qesh) Njerëzit më kritikojnë shpesh që këndoj, por nuk më intereson nëse këndoj keq apo mirë. E rëndësishm­e është ajo që dua të transmetoj. Pas futbollit, sigurisht që do të merrem me muzikë. Është pasioni im më i madh.

Di që nuk ju pëlqen aspak shtypi dhe gazetat.

Është e vërtetë. Dhe këtu u referohem gazetave në Spanjë. Shpiknin lajme dhe thoshin të pavërteta. Gazetat harrojnë që pas një futbollist­i është një qenie njerëzore. Lufta ime me Ronaldon ishte pikërisht prej shtypit. Çfarë ndodhi realisht?

Njerëzit duhet ta mësojnë shumë mirë se unë dhe Ronaldo e respektojm­ë shumë njëri-tjetrin. Ajo që ka bërë ai në futboll duhet vlerësuar maksimalis­ht. I kam thënë njëherë që kërkon të jetë shumë protagonis­t, por jo për t'i hapur luftë. Për këtë arsye ai më mori inat, sepse u ndikua nga gazetat. Folët me Ronaldon?

I thashë që gjërat ishin të pavërteta dhe ai erdhi të më takonte përpara një ndeshjeje mes Realit dhe Barcelonës. Më përshëndet­i edhe përpara mbrëmjes së "Topit të Artë".

Futbolli spanjoll është më i qetë pa Guardiolën dhe Murinjon. Reali i Murinjos nuk dinte të humbiste dhe luante futboll të keq.

Ashtu siç "luajtën keq" ata të Barcelonës me ju?

Unë dua që njerëzit të më duan, sepse nëse nuk më duan, atëherë më mirë të largohem. Në sezonet e fundit te Barcelona dëgjoja që thoshin se DaniAlvesh do të largohet, por asnjëri prej drejtuesve nuk ma thoshte në sy. Nuk patën respekt me mua. Më ofruan rinovimin vetëm në momentin që FIFA ua bllokoi merkaton dhe në atë moment vendos të largohen. Drejtuesit e Barcelonës nuk ditën të trajtonin lojtarët.

Pse zgjodhët Juventusin?

Doja të konkurroja në një nivel të lartë futbolli dhe me një klub historik dhe fitues. Unë jam gjithashtu fitues dhe Juventusi është më shumë. Këta janë institucio­n futbolli dhe konkurron gjithmonë për të fituar. Jam i lumtur dhe kam sfida të mëdha përpara.

Është Champions-i një prej sfidave?

Kemi një ekip të fortë dhe sigurisht që mund ta fitojmë. Pa dyshim. Këtu janë shumë superstici­ozë dhe nuk duan ta thonë që mund ta fitojmë. Do të shkojmë hap pas hapi. Fillimisht Porton e Kasijas dhe më pas të shohim çfarë do të vijë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania