Gjermania me sulmues të ri, Lëv i beson Timo Verner
Trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, ka zbuluar qendërsulmuesin e tij ideal. Klasikët si Mario Gomez kanë dalë nga moda. Gjatë një interviste për "Kicker", Joakim Lëv i ka thurur elozhe sulmuesit të Lajpcigut, Timo Verner. 20vjeçari gjerman shihet si alternativë për Kupën e Konfederatave, si dhe Botërorin 2018 në Rusi. "Timo Verner ka kualitetet e një sulmuesi të klasit botëror. Ai ka potencial të lartë sportiv dhe taktik. Ai depërton gjithmonë në thellësi, është i shpejt, i fortë dhe i saktë në gjuajtjet e tij drejt portës. Ka fituar besim dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në ngritjen e tij profesionale. Një sulmues si ai është vështirë të markohet. Ne kemi nevojë për sulmues fleksibël me kualitetin e tij", deklaroi Lëv. Verner ka shënuar 12 gola këtë sezon.