Paranaense-Kuritiba shtyhet prej "Facebook"-ut
Rrezikon të hyjë në histori si ndeshja e parë e shtyrë për faj të "Facebook"- ut apo "Youtube"- it. Atletiko ParanaenseKuritiba është derbi më i shumëpritur i kampionatit të Paranasë. Por pas një ore, me lojtarët në fushë, ndeshja u shty. Arsyeja? Klubet nuk e kishin shitur të drejtën televizive dhe vendosën ta transmetojnë pa pagesë në "Facebook" dhe "Youtube", por duke qenë se rrezikonte të vendoste një precedent, federata anuloi gjithçka, sepse kamerat nuk largoheshin nga stadiumi.