Panorama Sport (Albania)

Interi i Piolit, si skuadra e Murinjos

Milanezët kishin gjashtë sezone që nuk kalonin pragun e 48 pikëve pas 25 ndeshjeve të para

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Kurrë kaq shumë pikë që prej se zonit të " tripletës". Fitorja e Interit në Bolonja nuk u ka shërbyer zikaltërve për të festuar golin e Gabriel Barbosës apo për të mbajtur gjallë shpresat për t'u kualifikua­r në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve. Tri pikët në "Dall'Ara" kanë qenë "të shenjta" për Stefano Piolin, i cili ka vendosur një rekord modest për Interin post- moratian.

Rekordi - Edhe pse i kanë shërbyer pak ( sa i përket pozicionit që mban në renditje) Interi ka grumbullua­r plot 48 pikë. Kurrë më parë, duke u nisur që nga sezoni 2009- 2010 zikaltrit nuk kishin grumbullua­r kaq shumë pikë në 25 javët e para. Në atë edicion, Interi i Murinjos, skuadra që në fund do të ngrinte lart të tri kupat, pas 25 javësh numëronte plot 55 pikë.

Sezonet e tjera - Sa u përket sezoneve që ndajnë dy ekipet duhet thënë se vetëm formacioni i 2010-2011 bëri mirë duke grumbullua­r 47 pikë në 25 javët e para. Një vit më vonë, 2011- 2012, zikaltrit grumbullua­n 36 pikë, ndërsa në atë pasardhës ( 2012- 13) 43. Në edicionin 2013- 2014 skuadra milaneze në 25 javë kishte vetëm 40 pikë, ndërkohë që 12 muaj më vonë vetëm 35. Sezonin e kaluar Interi i Mançinit grumbulloi 45 pikë.

Besimi - Ecuria e mirë e Interit do t'i shërbejë shumë Piolit edhe në aspektin personal. Zërat që flasin për rinovimin e kontratës me Interin sa vijnë dhe shtohen. Sipas mediave italiane, trajneri ka fituar plotësisht besimin e pronarëve kinezë të Interit. Pak javë më parë u tha se "Mr. Suning" ishte 80% i bindur në aftësitë e teknikut nga Parma, por tani duket se ajo përqindje ka ndryshuar. Rezultatet e mira të Interit janë në sytë e të gjithëve dhe askush tani nuk po mendon më për pasardhësi­n e Piolit. Përveç rendimenti­t të mirë në fushë, Pioli ka kënaqur kinezët pasi ka ditur që të vlerësojë investimet e tyre. Tani lojtarë si Zhoao Mario dhe Gabigol më në fund po justifikoj­në shifrat që kanë shpenzuar zikaltrit për t'i afruar në ekip.

VRULLI DREJT CHAMPIONS-it

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania