Panorama Sport (Albania)

Kupa e Shqipërisë, Taullaj: Bëjmë surprizën me Vllazninë

-

E nesërmja në "Elbasan Arena" do të njohë edhe fituesen e Kupës së Shqipërisë në futbollin e femrave mes Vllaznisë (fituesi në fuqi) dhe Apolonisë. Në një prononcim për "Panorama Sport", kapitenia e fierakeve, Gleona Taullaj shprehet optimiste. "Në kuadër të finales së Kupës së Shqipërisë ndaj Vllaznisë, Apolonia vazhdon intensivis­ht përgatitje­t pranë ambienteve të akademisë 'Apolonia'. Vajzat e trajnerit Ymeraj e kanë marrë me shumë impenjim dhe seriozitet këtë ndeshje duke qenë se luhet ndaj një rivali që deri tani nuk ka njohur asnjë humbje në kampionat dhe kupë për rreth 4 vite. Mirëpo, kjo nuk përbën problem për Apoloninë pasi ato shprehen se askush nuk është i pakalueshë­m. Ndeshja ndaj Vllaznisë po përgatitet me kujdes nga trajneri Ymeraj për t'i dhënë kësaj përballjej­e rëndësinë që ajo ka. Ashtu si skuadra e Apolonisë sezonin futbollist­ik 2015-2016 ishte e vetmja që i shënoi ekipit shkodran, edhe këtë vit ajo mund të jetë surpriza për fitimin e Kupës së Shqipërisë", deklaroi fillimisht liderja e fierakeve. Taullaj pranon se Apolonia do të provojë edhe sulmin përtej rivalit. "Jo domosdoshm­ërisht Apolonia do të provojë vetëm të mbrohet në këtë ndeshje. Duke qenë se kanë në përbërje një sulm kombinativ dhe të rrezikshëm, do të përpiqen të realizojnë sulmet apo kundërsulm­et që do ta bëjnë këtë ndeshje akoma më emocionues­e. Pra qëllimi nuk është veçse të mbrojmë dhe të ndalim sulmet e ekipit shkodran, pse jo edhe të provojmë avantazhin ndaj tyre. Asnjëherë nuk i dihet. Ne kemi besim te loja në grup. Ndeshjen e kampionati­t ne u dënuam nga një gol sepse qendërmbro­jtësja jonë harroi markimin 1 për 1 të një lojtareje të tyre dhe nga një goditje standarde që një lojtare e jona e ktheu në autogol nga mungesa e përqendrim­it".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania