Panorama Sport (Albania)

“All Star Game 2017”, triumfon Perëndimi

Rekord për "MVP"-në e finales, Entoni Devis me 52 pikë

- OLGERT SERANI

Perëndimi shkruan emrin në palmares in e "All Star Game" për 2017-ën pasi mposhti në finalen e mbrëmjes së Yjeve përfaqësue­sen e Konferencë­s së Lindjes me rezultatin e përgjithsh­ëm 192-182 në Nju Orlins. Titulli i "MVP"-së shkon për idhullin e të zotëve të shtëpisë Entoni Devis me 52 pikët e realizuara duke u bërë kështu pikëshënue­si më i mirë në gjithë historinë e "All Star Game". Devis rrëzoi kështu nga froni Uilt Çemberlein që ka zgjatur që nga viti 1962, respektivi­sht 42 pikë. Armiqtë-miq Rasëll Uestbruk dhe Kevin Durant e mbyllën finalen magjike me 41 pikë të shënuara dhe tripletë dyshifrore (21 pikë, 10 topa në tabelë dhe 10 asiste). Në ndeshjen spektakola­re të "All Star Game", ku u vendos edhe rekordi i rezultatit më të lartë të shënuar (pesë pikë më shumë se rekordi i mëparshëm i regjistrua­r në edicionin e kaluar), ylli ishte Entoni Devis. Ylli i skuadrës së Pelikans bëhet basketboll­isti i pestë në 25 vitet e fundit që arrin të ngrejë trofeun e "MVP"së në të njëjtën qytet pas Xhon Stokton dhe Karl Malone në

vitin 1993, Shakil O'Nil në vitin 2004 dhe 2009, dhe Kobi Brajant në vitin 2011. Devis nënshkroi një rekord absolut të ri të pikëve në një ndeshje të vetme "All Star", +10 pikë nga legjenda Çemberlein. Ndërkohë, pikëshënue­si më i mirë ishte Rasëll Uestbruk, i cili veç 41

pikëve që shkroi në protokoll, u bë protagonis­t në dyshen me Durant me "show" e një "alley oop". Mes shokëve të ishskuadrë­s së "Thunder" më në fund siç duket ka ardhur edhe një "shkrirje e akullit" pas më shumë se gjysmë sezoni tensioni. Në përpjekje për të mbajtur

gjallë shpresat e Lindjes e të paktën tri periodave ka qenë 22vjeçari grek i skuadrës së Miliuoki Baks, Janis Antetokoun­mpo, i cili shënoi 30 pikë. Ndërsa LeBron Xhejms u ndal në kuotën e 23 pikëve duke luajtur vetëm 23 minuta lojë, megjithatë arriti të kalojë kufirin

e 300 pikëve të shënuara në total në "All Star Game". I pari që regjistron këtë objektiv deri këtë moment. Një performanc­ë të kënaqshme bëri edhe shoku i skuadrës te Klivlend Kavaliers, Kiri Irving, me 22 pikë dhe 14 asiste.

Rekordi- "MVP"-ja i 2017-

ës shkroi historinë përpara tifozërisë së vet. Por misioni i ardhshëm është kuota e 100 pikëve. "Ka qenë një mbrëmje absolutish­t fantastike. Ishte pikërisht ajo që i kisha vënë objektiv vetes përpara. Por pa dyshim një kontribut të madh më kanë dhënë edhe shokët e skuadrës. Në ndihmuan jashtëzako­nisht. E doja mjaft trofeun e 'MVP'-së për këta tifozë, për këtë qytet dhe për këtë skuadër fantastike. Rekordi i pikëve? Fantastike, në ndeshjen e ardhshme të yjeve do të përpiqem të shënoj 100 pikë". Një ditë shumë e veçantë kjo e djeshmja për Entoni Devis.

 ??  ??
 ??  ?? (48-53, 49-39, 47-47, 48-43) PERËNDIM: Devis 52, Uestbruk 41, Kurri, Durant 21. Topa në tabelë: Gasol, Devis Durant 10.
Asiste: Harden 12, Durant 10. LINDJE: Antetokoun­mpo 30, Xhejms 23, Irving 22, Tomas 20, Louri 19, DeRozan 16.
Topa në tabelë:...
(48-53, 49-39, 47-47, 48-43) PERËNDIM: Devis 52, Uestbruk 41, Kurri, Durant 21. Topa në tabelë: Gasol, Devis Durant 10. Asiste: Harden 12, Durant 10. LINDJE: Antetokoun­mpo 30, Xhejms 23, Irving 22, Tomas 20, Louri 19, DeRozan 16. Topa në tabelë:...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania