Panorama Sport (Albania)

Debutues dhe talente, ja zbulimet e Superiores

Shkodra mahnit me golat, Rrapa e Qaqi janë të paprekshëm

- JORGIS MEMO

Debutues në Kate gorinë Superiore, por shumë të rëndësishë­m për skuadrat që në sezonin e parë. Plot 32 lojtarë e kanë bërë sefte në elitën e futbollit shqiptar gjatë këtij kampionati. Nuk bëhet fjalë vetëm për futbollist­ë vendës, që janë prodhim i skuadrave zinxhir të klubeve, por edhe ata që kanë ardhur nga Kosova. "Rekordin" e ka vendosur Klisman Cake, i cili vetëm 17 vjeç ka arritur të debutojë me fanellën e Tiranës, në një kohë që për shumë të rinj kryeqyteta­s të talentuar është ëndërr që në këtë moshë të luajnë me bardheblut­ë. Ky mund të quhet edhe sezoni i shpërthime­ve, pasi shumë prej lojtarëve janë bërë të padiskutue­shëm në ekipet ku luajnë. Ai që ka mahnitur është sulmuesi i Luftëtarit, Kristal Abazaj. Vetëm 20 vjeç, i shpejtë dhe me një fizik për t'u admiruar, duket sikur ka shumë sezone që luan në Superiore. Është pa diskutim zbulimi i këtij kampionati, teksa deri më tani ka shënuar tre gola dhe ka luajtur në 20 ndeshje, duke bërë rolin e një sulmuesi krahu në skuadrën që po afirmon disa lojtarë këtë sezon. "Shpërthimi" tjetër quhet Ylber Ramadani. Duhet të vinte trajneri italian Adolfo Sormani te Partizani, që të kuqtë të zbulonin një mesfushor të jashtëzako­nshëm dhe për më tepër 20 vjeç. Edhe me Starovën vijon të jetë titullar në rolin e shkatërrue­sit. Ndërsa në Shkodër, aty ku prodhohen gjithnjë talente, ky duket se është sezoni i 18vjeçarit Rubin Hebaj. Ka të dhëna të shkëlqyera, ndërsa ka shënuar edhe tre gola vendimtar për kuqeblutë. Trajneri Cungu po i jep besim, edhe pse ende nuk mund të quhet titullar fiks. Nga të gjithë lojtarët që po shijojnë kampionati­n e parë, dallohen dy mbrojtës sa u përket minutave të luajtura, pikërisht Harrallamb Qaqi i Laçit dhe Oltion Rrapa i Luftëtarit. I pari është aktivizuar në 22 ndeshje ( 1903 minuta), ndërsa i dyti në 21 takime (1865 minuta). Duhet të shkonte 27 vjeç që më në fund mbrojtësi i gjirokastr­itëve të prekte Superioren, pas disa sezoneve me Butrintin e Sa-

randës në Kategorinë e Parë. Milinkoviç e ka aktivizuar thuajse në të gjitha pozicionet, qoftë në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë. Ndërsa Qaqi, pasi nuk arriti të debutonte me Partizanin në sezonin e kaluar, është kthyer tashmë

në lojtarin më të rëndësishë­m të skuadrës kurbinase. "Baby Tirana"

Nëse ka një skuadër që këtë sezon ka aktivizuar shumë të rinj, është pa dyshim Tirana. Nisur edhe nga problemati­ka që ka shoqëruar

klubin bardheblu në këtë periudhë, plot tetë lojtarë të ardhur nga ekipet e moshave kanë pasur hapësira. Përjashto Grent Halilin që është aktivizuar edhe në sezonin e kaluar, shtatë prej tyre kanë debutuar, teksa bëhet fjalë

për emra si Fjoralb Deliaj, Klisman Cake, Albi Doka, David Domgjoni, Marlind Nuri, Marvin Turtulli dhe Flamur Bajrami. Surpriza më e bukur ishte aktivizimi si titullar në derbin ndaj Partizanit e mbrojtësit të djathtë,

Doka. 19-vjeçari bëri një paraqitje fantastike, duke eklipsuar një lojtar si Mazrekaj. Të luash një derbi me aq personalit­et si në rastin e të riut është diçka e madhe dhe pa diskutim Tirana ka fituar një mbrojtës të talentuar.

 ??  ??
 ??  ?? Albi Doka, talenti i Tiranës në një duel me Mazrekajn në derbi
Albi Doka, talenti i Tiranës në një duel me Mazrekajn në derbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania