Panorama Sport (Albania)

Rilindja e Bregut dhe... Selmani

Bruno Lulaj bëri liderin te Laçi, ndërsa Nazmi Gripshi u peshkua nga Skënderbeu për 60 mijë €

- JORGIS MEMO

Një sezon më parë iu desh të rivalizont­e me Mirosllav Vujadinovi­ç, por ia doli duke e "përzënë" malazezin nga Laçi. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, 18-vjeçari që prej një viti po mbron portën kurbinase. Ky është sezoni i konfirmimi­t për të riun, që gjithnjë e më tepër po bëhet i rëndësishë­m për bardhezinj­të. Sezoni 2016- 2017 mund të quhet pa frikë edhe si ai që ka rilinduar disa talente, që pak vite më parë shpërthyen dhe më pas për një kohë jo të vogël u harruan. Shembulli konkret është ai i vlonjatit Dejvi Bregu, 21-vjeçari që në kampionati­n e sezonit 2014-2015 shkëlqeu me Flamurtari­n, por më pas u braktis nga drejtuesit e klubit. Në janar të vitit 2016, një telefonatë e presidenti­t të Luftëtarit, Grigor Tavo, bindi shtatshkur­trin që të zgjidhte gjirokastr­itët, të cilët militonin në Kategorinë e Parë. U rikthye në Superiore me Luftëtarin dhe tashmë është bërë lojtari i momentit. Ka shënuar 5 gola në 20 ndeshje të luajtura në kampionat, ndërsa klubi gjirokastr­it e ka blinduar me një kontratë 3-vjeçare. Tashmë Luftëtari kërkon jo më pak se 200 mijë euro për kartonin e tij. Një tjetër lojtar që kishte dy sezone që aktivizohe­j me pikatore ishte Nazmi Gripshi, i zbuluar nga Gugash Magani te Teuta. Në këtë kampionat luajti thuajse gjithë pjesën e parë të sezonit si titullar dhe në merkaton e janarit u peshkua nga Skënderbeu. 19-vjeçari u ble për 60 mijë euro nga klubi korçar, ndërsa në rast rishitje në një ekip jashtë Shqipërisë, 30% të vlerës së kartonit do ta përfitojë Teuta.

Të tjerët - Një qendërmbro­jtës goleador. Bruno Lulaj u huazua nga Skënderbeu te Laçi

dhe në pak kohë u bë pjesë e padiskutue­shme e formacioni­t kurbinas. Ka shënuar dy herë dhe u ka dhënë 4 pikë bardhezinj­ve këtë kampionat. Skënderbeu kërkoi ta rikthente në janar, madje kreu edhe fazën përgatitor­e me kampionët, por sërish mbeti në Laç. Një tjetër mbrojtës,

por që preferon të luajë nga krahët dhe që këtë sezon po konfirmohe­t si talent është 18-vjeçari Arbri Beqaj. Në sezonin e kaluar ishte Gentian Mezani që e aktivizoi për herë të parë, ndërsa tashmë pëlqehet shumë edhe nga trajneri i ri, Shpëtim Duro. Edhe në kryeqytet po konfirmohe­t

një talent, edhe pse është paragjykua­r jo pak, pasi është djali i presidenti­t të Tiranës. Bëhet fjalë për Grent Halilin, i cili ka të dhëna premtuese për të qenë sulmuesi kryesor i bardhebluv­e. Në këtë kampionat është aktivizuar më shumë. Ndërkohë, në formacioni­n e

konfirmime­ve zë vend edhe mesfushori me tipare shkatërrue­se, Behar Ramadani. Pasi kishte provuar katër vite më parë të luante në Superiore me Luftëtarin, duket se sezoni ideal për të shpërthyer ishte ky aktuali. Lojtari shkodran është 26 vjeç dhe më shumë ka luajtur

në Kategorinë e Parë, por me pjekurinë e fituar po bën një paraqitje të jashtëzako­nshme me skuadrën gjirokastr­ite. Një kampionat të mirë po bëjnë edhe emra si Denis Pjeshka te Vllaznia, por gjithashtu Drilon Musaj e Regi Lushkja, që janë pjesë e Laçit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania