Panorama Sport (Albania)

E mori te Kukësi, Dervishi: Gjoka nuk më çon më as mesazh

"Verilindor­ët superiorë për të fituar ndaj Partizanit"

- SKERDILAID SULOZEQI

Nëse ka një njeri që ka informacio­n të detajuar për Kukësin dhe Partizanin, ai është natyrisht Dritan Dervishi. Ish-drejtori i përgjithsh­ëm i të dyja skuadrave flet në një intervistë për "Panorama Sport", në lidhje me sfidën e së dielës, aleancat e futbollit, marrëdhëni­et me ish-presidentë­t dhe në fund ka një thumbim për trajnerin aktual të verilindor­ëve, Ernest Gjoka.

Kukësi pret Partizanin në shtëpi, si e sheh Dervishi një ndeshje të tillë, duke qenë se i njeh mirë të dyja skuadra?

Sfida Kukësi-Partizani është një takim që do tregojë fytyrën e futbollit shqiptar, pasi janë dy ndër tre skuadrat më të mira për momentin në Shqipëri. Do të jetë një ndeshje e fortë dhe nuk mund të ketë një parashikim të saktë, por mendoj se Kukësi ka më shumë mundësi që të fitojë, pasi luan në shtëpi, megjithatë edhe barazimi është i mundshëm. Nëse do ta ndaja në përqindje, them që 40 për qind fiton Kukësi, 40 për qind del barazim dhe 20 për qind janë mundësitë që të fitojë Partizani. Të presim e të shohim çdo të ndodhë.

Mendoni se është kjo ndeshje përcaktues­e sa i takon fitimit të titullit kampion?

Mendoj se një fitore e Kukësit nxjerr përfundimi­sht Partizanin nga gara për titull, ndërsa një fitore e Partizanit hap kampionati­n. Por, nuk duhet të harrojmë që llogaritë duhet të bëhen dhe me Skënderbeu­n.

Sa e favorizon Kukësin faktori fushë?

Do të jetë një ndeshje e hapur, por Kukësi në shtëpi është i frikshëm, sidomos për faktin që do të ketë stadiumin plot.

Mund të na thoni cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të secilës skuadër?

Kukësi ka pak vështirësi në mesin e fushës, ndërsa te Partizani mbrojtja nuk jep garanci, duke iu referuar ndeshjes derbi. Pastaj pa Atandën, Partizani humb agresivite­tin në markim. Kukësi ka qendrën e mbrojtjes më të mirë se Partizani, po ashtu ka një tjetër pikë të fortë, sulmin me Pejiçin. Partizani ka mesfushën më të mirë dhe Ekubanin në sulm, i cili është një lojtar që bën diferencën. Por, të mos harrojmë që këto dy ekipe janë elitare në Superiore dhe natyrisht që kanë në përbërje lojtarë cilësorë. Kanë të dyja elementë që mund të bëjnë diferencën dhe

mund të vendosin të vetëm fatet e garës.

Keni drejtuar të dy klubet, për kë bën tifo tani Dervishi?

Është e vërtetë që kam qenë drejtues te të dy klubet, ndaj kjo është dhe një arsye më shumë për të bërë tifo për futbollin e bukur. Unë bëj tifo për futboll të pastër e korrekt. Dëshiroj që të shijojmë spektaklin që do të japin këto dy skuadra, pastaj le të fitojë më i miri në fushë.

Ju ka ngelur diçka peng, që nuk arritët ta realizonit te skuadra e Kukësit?

Më vjen keq që nuk vazhdova të jem pjesë e atij grupi që

unë me presidenti­n ndërtuam. Kur i thosha Gjicit kemi grup shumë të fortë, më thoshte "nuk merr vesh ti", por ja tani... Doja të fitoja dhe për tifozët kuksianë që në fillim duken të fortë, të ashpër, por pastaj të kthehen në krah të djathtë, të cilët ndoshta janë njerëz të varfër, por me dinjitet dhe karakter. Nga ana tjetër, më mirë që ika, pasi nuk mund të vazhdohet me një klub kur nuk merr bonus kur shet lojtarë, kur skuadra fiton dhe i vetmi që nuk paguhet është drejtori. Nuk është çështje lekësh, por dinjiteti dhe vlerësimi. Nga ana tjetër, në rast të një ecurie jo të

mirë, që te Kukësi sa isha unë nuk ndodhi dhe nuk po vazhdon të ndodhë, çdo përgjegjës­i e kishte drejtori i përgjithsh­ëm.

Si janë marrëdhëni­et e Dervishit me trajnerin Gjoka, të cilin e keni dhe mik, madje keni këmbëngulu­r te presidenti Gjici që ai të merrte drejtimin e skuadrës?

Nestin e kam shok që në moshën 7- vjeçare. Por këto kohë ai as mesazh për Vitin e Ri nuk më dërgoi. Gjithsesi, e kuptoj që është shumë i zënë me ekipin. Nuk kemi kontakt, ka harruar nga puna, por shumë shpejt besoj do të kujtohet për mua.

Po me drejtues të tjerë të dy ekipeve keni pasur kontakte?

Kam me të dy presidentë­t, me Gjicin dëgjohemi nëpërmjet "sms"-ve, gjithashtu dhe me presidenti­n e Partizanit kam komunikim. Për të dy kam respekt, por për Demin ruaj respekt të veçantë. Te Partizani vetëm ai ekziston për mua...

Tani që nuk jeni më pjesë e Superiores, si e shikoni atë nga jashtë?

Është një kampionat i fortë nga ana fizike dhe me disa elementë të rëndësishë­m. Po ashtu ka garë mes skuadrave të para, por garë interesant­e

është dhe midis ekipeve nga fundi, pasi askush nuk dëshiron që të bjerë nga kategoria. Uroj të mos të bëhet estradë dhe arbitrat të mos bëhen protagonis­të ku të vendosin ndeshjet me gabime të qëllimshme. Natyrisht që gabime bëjmë të gjithë, por tolerime jo, kur ndodhin duhen çuar në Prokurori për ndjekje penale.

Në kampionat ka pasur edhe aleanca, besojmë se i keni ndjekur?

Aleanca ka pasur dhe do të ketë, por në fund fiton më i forti. FSHF duhet të hetojë dhe t'i përjashtoj­ë nga kampionati ekipet që bëhen pjesë e tyre. Jashtë nga futbolli të korruptuar­it që prishin futbollin dhe largojnë tifozët nga stadiumi! Futbolli është pasion dhe u jep punësim dhe kënaqësi shumë familjeve, ndaj futbolli i pastër duhet mbrojtur me forcë. E falënderoj dhe gazetën "Panorama Sport" që ka denoncuar këtë fenomen të dënueshëm, pa pasur frikë të thotë të vërtetën.

Kur do të kthehet Dritan Dervishi në kampionati­n shqiptar?

Për momentin jo, pasi jam shumë mirë në Itali pranë klubit të Veronës. Në të ardhmen, të shohim. Kthehem në Shqipëri vetëm me president klubi me origjinë nga Çamëria.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania