Panorama Sport (Albania)

Gjoka: Kemi sulmin më të mirë, i japim goditje Partizanit

-

Pero Pejiç dhe Izair Emini kanë shënuar 20 nga 27 golat e Kukësit në këtë edicion të Kategorisë Superiore. Ndaj nuk është aspak çudi që trajneri Ernest Gjoka u beson shumë sulmuesve të tij se do të dinë të zgjidhin edhe sfidën kundër Partizanit në fundjavë. Tekniku ka bindjen e plotë se ka në duar sulmin më të mirë në kampionat dhe, pavarësish­t formës që po kalon Kaleb Ekuban i Partizanit (10 gola në kampionat), mendon se sulmuesi i ekipit kryeqyteta­s nuk arrin në nivelin e Pejiçit dhe Eminit. "Sulmin më të frikshëm të kampionati­t shqiptar e ka Kukësi. Ekubani dhe emrat e tjerë vijnë mbrapa nesh. Duke respektuar radhën, mendoj që sulmi i frikshëm është i Kukësit dhe pastaj do të shohim për pjesën tjetër të vazhdimësi­së", deklaroi sot Gjoka për "SuperSport". Dueli me Partizanin është vendimtar për ecurinë e mëtejshme të verilindor­ëve dhe Gjoka e di mirë që një duel i tillë ka pak alternativ­a. "Këto janë ndeshje ku alternativ­a e vetme është ose e bëjmë… ose e bëjmë: Nuk ka mënyrë tjetër. Edhe këtë javë me Partizanin duhet ta kalojmë në avantazhin tonë, për të mbajtur vendin e parë dhe, pse jo, për t'i dhënë një goditje kundërshta­rit tonë direkt. Mendoj se do të jetë një betejë e madhe si psikologji­ke, ashtu edhe tekniko-taktike", vijoi ai. "Nëse themi që ky Kukës ka rezultate pozitive, kjo nuk është e rastësishm­e. Gjithçka vjen nga lufta, sakrifica dhe shpirti i garës që kemi treguar javë pas jave. Çfarë duhet të bëjmë ekstra? Këto janë sekrete profesiona­le dhe duhet t'i themi me kujdes, por duhet të mbajë ritmin që kemi mbajtur në dy fazat e para ndaj një kundërshta­ri direkt si Partizani. Nëse e bëjmë këtë, atëherë mund të themi që jemi aty ku duhet", mbylli trajneri i Kukësit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania