Panorama Sport (Albania)

Hoxha e Malota, me probleme

Kapiteni dhe mbrojtësi përgatitje të diferencua­r, tentohet rikuperimi

- ILIR CARA

Pas triumfit në derbin e 148-të të kryeqyteti­t, vëmendja e Partizanit është përqendrua­r te transferta e Kukësit, takim i cili konsideroh­et si prova e së vërtetës për objektivat e të kuqve. Java përgatitor­e për këtë takim nuk ka nisur mbarë për trajnerin Starova, pasi gjatë seancës së djeshme dy nga titullarët e derbit janë përgatitur të diferencua­r duke sjellë njëfarë shqetësimi te stafi teknik. Kapiteni Alban Hoxha dhe mbrojtësi Renato Malota janë përgatitur të diferencua­r nga grupi. Gjatë derbit, portieri Hoxha ka pësuar një lëndim në gju dhe për këtë shkak, ai dje ka kryer vetëm disa vrapime të lehta, si dhe ka qenë nën përkujdesi­n e stafit mjekësor. Me pasoja nga derbi ka dalë edhe mbrojtësi Renato Malota, i cili mësohet se ka pësuar një zgjatje muskujsh rrëzë kofshës. Të dy lojtarët u janë nënshtruar ekzaminime­ve të hollësishm­e dhe ka rezultuar se dëmtimet e tyre nuk janë problemati­ke, në mënyrë që privohen nga transferta e Kukësit. Madje, në fund të përgatitje­ve të djeshme, mbrojtësi Renato Malota ka pohuar se dëmtimi i tij nuk është problemati­k, kështu që sot ai do t'i bashkohet grupit dhe është i bindur se do të jetë gati për dielën, ku në Kukës ai shkon me statusin e ishkapiten­it. Ky takim është shumë i veçantë për Malotën,

ndaj ai dëshiron që ta humbasë sfidën ndaj ish-skuadrës kuksiane, me të cilën në sezonin e fundit ngriti trofeun e Kupës së Shqipërisë. Pjesa tjetër e ekipit ka treguar gjatë seancës së djeshme se gëzon formë të mirë dhe shpresohet që suksesi i derbit të pasohet

nga java në javë. Seanca e djeshme e të kuqve ka rezultuar e karakterit tekniko-taktik. Edhe gjatë përgatitje­ve të djeshme, përgatitës­i atletik i ka shtrydhur mirë lojtarët, nga të cilët gjithnjë kërkon shpejtësi dhe saktësi në ekzekutimi­n e ushtrimeve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania