Panorama Sport (Albania)

Vujadinovi­ç: Më prishën imazhin, me Korabin takohem në gjyq

Portieri malazez ka reaguar në Shkodër për akuzat e dibranëve

-

Arjan Sheta, Emiljano Çela dhe Miroslav Vujadinovi­ç janë lojtarët që Korabi i ka përjashtua­r nga ekipi, pasi drejtuesit dyshojnë tek ata për tolerime në disa takime. Pas akuzave të hedhura nga Sheta dhe Çela në gazetën "Panorama Sport" për administra­torin e klubit dibran, së fundmi ka reaguar edhe portieri malazez, i cili ka preferuar që të rrëfehet për "TV Rozafa" në Shkodër. "Vllaznia dhe Shkodra janë dy gjëra që kanë mbetur si një pjesë e rëndësishm­e e jetës sime, megjithatë në futboll asnjëherë nuk kam luajtur me ndjenjat. Kudo ku kam luajtur, jam munduar të bëj më të mirën e mundshme për skuadrën time", u shpreh fillimisht ishportier­i malazez i Vllaznisë. Akuzat për tolerim nga KorabiPort­ieri malazez, jo vetëm që i ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga drejtuesit e Korabit për tolerim të ndeshjeve, por ai kërkon t'u shkojë gjërave deri në fund, duke ndjekur rrugën ligjore. Vujadinovi­ç u shpreh se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë tolerim, aq më tepër ndaj Vllaznisë që nuk ka luajtur. Portieri malazez ka pohuar se do ta padisë Korabin për prishje imazhi. "Akuzat se kam ndikuar për tolerimin në ndeshjen ndaj Vllaznisë, ndonëse nuk kam qenë fare

pjesë e Korabit në atë takim, janë qesharake. Unë kam angazhuar avokatët e tij dhe njëkohësis­ht bashkë edhe me Federatën malazeze të futbollit do ta ndjek këtë çështje dhe do ta çoj në gjyq klubin e Korabit për prishje të imazhit tim. Kam luajtur 7 vite në Shqipëri dhe asnjëherë

emri im nuk është lakuar për gjëra të tilla, sepse kam dhënë gjithnjë maksimumin dhe kam luajtur me ndershmëri, prandaj nuk mund të lejoj kurrsesi që një drejtuesi i Korabit të përbaltë emrin dhe figurën time", përfundoi portieri Miroslav Vujadinovi­ç. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania