Panorama Sport (Albania)

Mziu: Lojtarët m'u lutën të mos i çoja tek Etika

-

Administra­tori i Korabit, Fehmi Mziu, ka lëshuar një deklaratë të gjatë në faqen e klubit, ku u është kundërpërg­jigjur akuzave për përfitime personale në dëm të klubit dibran. Gjithashtu, ai u është kundërvënë deklaratav­e të lëshuara së fundmi nga futbollist­ët, të cilët ai i ka akuzuar për tolerim. Mziu ka sqaruar përsëri edhe situatën me donatorët e ndryshëm që kanë mbështetur klubin gjatë këtij sezoni, si dhe probleme të tjera që kanë shoqëruar skuadrën dibrane në Superiore. Ai ka dhënë edhe versionin e tij për pagesën e stadiumit "Selman Stërmasi", që sipas tij e ka kryer në dorë, pasi Tirana nuk kishte numër llogarie. Ja një pjesë e sqarimit të djeshëm të Mziut: Tolerimet- "Presidenca nisi dyshime për tolerime që në ndeshjen e 3-të Korabi 0-1 Luftëtari dhe në njëfarë mënyre u larguan, dhe në formë obligimi moral dhanë dy muajt respektivë pastaj u tërhoqën. Në të njëjtën kohe, skuadra largoi dhe Artan Mërgjyshin me rezultatet negative dhe mosbindje, sepse largimi i tij nuk ishte kompetencë e imja". Lojtarët e pezulluar- "Kam komunikuar personalis­ht me lojtarët e pezulluar dhe më kanë kërkuar që të mos paguhen deri në fund, madje edhe të kthejnë një shumë mbrapsht, vetëm që të mos i dërgoj në Komision të Etikës, por unë u jam përgjigjur që si Fehmi nuk dua të bëj asgjë me ata si persona, por si klub kam bërë gati gjobat dhe pamjet filmike për dyshim në tolerim ndeshjesh për ata si lojtarë". Premio- "Premio që diskutohet në gazetë ishte 10 milionë për ndeshjen me Vllazninë, për fitore nga biznesmeni që na ndihmoi kohët e fundit. Ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa ndeshjen që fituam në Durrës, Teuta 2-3 Korabi, lojtarët pas ndeshjes më kërkuan premion e 1 javë më parë, të cilën nuk e kisha në dispozicio­n, pasi ishte vetëm për fitoren me Shkodrën. Duke parë kthimin e qetësisë dhe një fitore të vyer vendosa të shpërndaj një premio prej 5000 eurosh nga ana ime. Kam siguruar persona të vinin premio në çdo ndeshje më pas, qoftë për fitore apo për barazim, por me paaftësi nuk arritën t'i merrnin lojtarët. Ky biznesmen dibran ka shpërblyer ekipin pas barazimit me Tiranën me 5 milionë lekë të vjetër, pas barazimit në Kukës me 5 milionë të tjera dhe pas fitores me Flamurtari­n janë shpërndarë 10 milionë lekë të vjetër".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania