Panorama Sport (Albania)

Pa Merveil e Cise, Josa në hall para Flamurtari­t

Nuk luan as Hoxhallari, Domgjoni pritet që ta zëvendësoj­ë

- ADELA MERKO

Tirana kërkon kthesën e madhe ndaj Fla murtarit. Pas 4 ndeshjesh pa fitore, bardheblut­ë duan fitoren e parë për 2017-n. Situata me mungesat nuk është aspak në favor, e megjithatë duket sikur Mirel Josa ka krijuar "imunitet" në këtë drejtim. Janë të pakta javët që kanë pasur një grup të plotë në dispozicio­n, ndaj edhe këtë të diel do të bëjë çmos për ndërtuar 11-shen që mund të sjellë trepikëshi­n. Fitorja kthehet në detyrim tashmë për vetë pozitat që 24 herë kampionët e vendit kanë në renditje. Sikur të mos mjaftonte pezullimi i Erjon Hoxhallari­t ( prej kartonëve), stafi teknik duhet të bëjë edhe pa dy nga afrikanët. Merviel Ndokyt dhe Moktar Cise kanë dy ditë që nuk stërviten. Që të dy janë të dëmtuar dhe shanset për rikuperim janë minimale. Të dy kanë marrë goditje në derbi dhe kur kanë mbetur dy seanca stërvitore para javës së 23-të, vështirë se mund të rikuperohe­n. Sakaq, pezull mbeten edhe dy të tjerë. Romulad Ntsitsigui dhe Dorian Kërçiku vijojnë stërvitjen të diferencua­r. Me ritëm të mirë po ecën mbrojtësi i linjës së djathtë, që ndoshta mund të jetë një alternativ­ë e vyer për bardheblut­ë ndaj vlonjatëve. Edhe David Domgjoni është rikuperuar. Ai po stërvitet me grupin dhe pritet që të jetë titullar. Në mungesë të Hoxhallari­t, ndoshta linja e majtë mund t'i besohet kosovarit. Dje në fakt nuk u provua formacioni, pasi Mirel Josa nuk ishte i pranishëm në "Skënder Halili" për arsye private. Por, në varësi të organikës pritet që të shohim një ekip me rreshtimin 4-3-3. Doka në të djathtë, majtas ndoshta Domgjoni, ndërsa Muça e Teqja në qendër. Para defensivës Daja me Akuan, ndërsa më i avancuar G.Lika. Në sulm do të luajë një mes Edeh dhe Halilit, ndërsa në krahë Taku me Moisen. Gjithsesi kjo është vetëm një ide, pasi gjasat janë që vetëm sot trajnerit të përzgjedhë titullarët anti-Flamurtar.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fundit e luajtur në Vlorë
Çast nga ndeshja e fundit e luajtur në Vlorë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania