Panorama Sport (Albania)

Mutumane tregon Gjirokastr­ën, nga i ftohti te qëndrimi në Superiore

-

Usama Mutumane është një nga dy futbollist­ët e huaj të afruar në merkaton e janarit te Luftëtari dhe së bashku me Pedro Bengui e çon në katër numrin e lojtarëve joshqiptar­ë në ekip. Edhe pse u bë pjesë e bluzinjve në limitet e meraktos, Mutumane në prezantimi­n që bëri me fanellën e Luftëtarit në transfertë­n korçare tregoi cilësi dhe shpirt të lartë gare. Në prononcimi­n e parë për "Panorama Sport", mozambikas­i ka bërë të ditur gjithçka që ka përjetuar në këto ditë të para pranë Luftëtarit. "Gjirokastr­a është qytet i mirë dhe i qetë. Njerëzit më pëlqejnë dhe janë të dashur. Ndihem mirë dhe mendoj se jam përshtatur, pavarësish­t se kam pak ditë që jetoj me zhurmën e këtij qyteti të bukur. Gjithçka është mirë deri më tani. Kur erdha ditën e parë këtu (në Gjirokastë­r) kisha ftohtë, por me kalimin e ditëve po ambientohe­m", tha fillimisht Mutumane. Humbja 3- 0 e Luftëtarit me Skënderbeu­n nuk ka lënë shije të mirë te mesfushori mozambikas, pasi loja nuk përligjet me rezultatin. "Ndaj Skënderbeu­t ishte ndeshja e parë me fanellën e Luftëtarit, për të cilën mendoj se kemi luajtur mirë. Ekipi u paraqit shumë mirë, ndaj mendoj se rezultati nuk ishte i drejtë. Ne do të vazhdojmë punën për të arritur objektivin tonë. Personalis­ht besoj se bëra një paraqitje të mirë, edhe pse ishte prezantimi im i parë me fanellën e Luftëtarit. Më duhet që ditë pas dite të tregoj veten dhe të punoj fortë për t'u përmirësua­r më shumë. Objektivi i Luftëtarit, qëndrimi në Kategorinë Superiore, mbetet pa dyshim prioritet i drejtuesve të klubit, marrë shkas nga lufta e egër sportive brenda dhjetë ekipeve elitare të Superiores. Kampionati është shumë i fortë, ekipet i karakteriz­on një luftë e fortë sportive, jo vetëm ata që luftojnë për trofe, por edhe ata që mendojnë qëndrimin në Superiore. Ndaj duhet të bëjmë më të mirën në vazhdimësi, duke nisur nga ndeshja me Laçin", përfundoi Mutumane. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania