Panorama Sport (Albania)

Rastësi me kalendarin, Tiranës i mungojnë 11 pikë në shtëpi

-

Kalendari e ka vendosur përballë rastësisë Tiranën. Edhe një sezon më parë, ashtu si këtë vit, pas derbit luanin me Flamurtari­n. Në 4 ndeshjet e sezonit të kaluar, bardheblut­ë ia kanë dalë vetëm një herë ndaj vlonjatëve dhe pikërisht në fazën e dytë, kur pas barazimit pa gola me Partizanin fitonin 0-2 në transfertë. Për koincidenc­ë, edhe këtë herë që derbi u mbyll pa gola shkojnë në Vlorë, ndaj shpresojnë që të kenë të njëjtin fat. Historia në fakt u përsërit edhe në fazën e parë të këtij edicioni, ndërsa pas barazimit 0-0 në "Elbasan Arena" siguruan fitoren me shifrat 30 ndaj kuqezinjve, që asokohe drejtohesh­in nga Magani. Madje, ky është edhe triumfi më i thellë që kryeqyteta­sit kanë në 22 javë të luajtura në total. Në fazën e dytë të këtij kampionati, pas barazimit "të thatë" në derbi humbën minimalish­t në transfertë me kuqezinjtë. Tashmë mbetet për t'u parë se si do të shkojë, pas humbjes 2-1 me Partizanin. Bilanci në shtëpi - Tiranës nuk i ka shkuar në perfeksion me ndeshjet shtëpiake këtë sezon. Në 10 ndeshje të luajtura ka fituar 5, barazuar 4 dhe humbur 1. Kryeqyteta­sve u mungojnë 11 pikë nga ndeshjet në "Selman Stërmasi", pasi në total kanë grumbullua­r vetëm 19 nga 30 të mundshmet. Golavarazh­in deri diku e ka pozitiv, ndërsa kanë shënuar 15 dhe pësuar 7. Në 5 takime nuk janë ndëshkuar, ndërsa në 4 nuk kanë shënuar. Golin e parë e gjejnë në të 30-n, ndërsa të parin e pësojnë 5 minuta më vonë, në të 35-n. vetëm dy takime i kanë mbyllur pa shënuar, ndërsa në 5 të tjera nuk janë ndëshkuar. Minutat më të mira në kompleks i kanë në fillimin e pjesës së dytë e deri në të 60-n, ndërsa në 22 javë e kanë gjetur 5 herë rrjetën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania