Panorama Sport (Albania)

Përmeti: !kuza të pa"aza, #kënder"eun e duan në $und

""ajesa të kota, shpëtojmë prej tyre vetëm nëse jemi të #undit"

- LLAZI SARO

Akuzat e hedhura nga këshilltar­i bashkiak i Shkodrës, Sokol Jubica, në lidhje me takimin mes Vllaznisë dhe Skënderbeu­t, sigurisht që ka trazuar situatën dhe ka ngjallur polemika pafund. Natyrisht që deklarata të tilla kanë prekur disi edhe ekipin korçar, si i lakuari kryesor për sponsorizi­min e këtij tolerimi. I kontaktuar nga "Panorama Sport" në emër të klubit bardhekuq, drejtori Ilirjan Përmeti i ka quajtur gënjeshtra të ulëta dhe thashethem­e, me të cilat nuk ia vlen të merresh duke mohuar çdo lidhje të klubit të Skënderbeu­t në të tilla situata. "E kam marrë vesh vetëm nëpërmjet gazetës suaj dhe më duket diçka e pavlerë për t'u marrë. Nuk mendoj se një gënjeshtër e tillë aq e ulët apo shpifje mund të meritojë ndonjë replikë nga ana e klubit të Skënderbeu­t. Duke qenë se është bërë objekt bisede një çështje e tillë mund të them thjesht se janë gënjeshtra në stadin më të ulët, ku edhe vetë njeriu që i nxjerr këto gënjeshtra fillon t'i besojë", theksoi fillimisht Përmeti, duke vijuar më tej në lidhje me këtë çështje.

Korçarët - "Skënderbeu është klubi model në Shqipëri, që nuk bie asnjëherë në nivelin që të akuzojë pa bazë dhe nga ana tjetër, as nuk e kemi çuar ndërmend një gjë të tillë. Për këtë arsye na vjen keq që të biem në një nivel të tillë dhe të flasim për fjalë që nuk janë aspak të vërteta. Të ndodhur në një pozitë të tillë, mendoj se është më e udhës të mos komentojmë asgjë nga sa flitet në fushën e aludimeve. E përsëris jemi një klub model që kemi si koncept kryesor të flasim vetëm në fushë dhe jo jashtë saj. Shohim vetëm ndeshjen e radhës, duke mos u marrë

aspak me gjëra të sajuara dhe të pavërteta, pasi si të tillë jemi ndërtuar", vijoi më tej drejtori i klubit Skënderbeu­t.

Akuzat - Si për të mbyllur njëherë e mirë polemikat e pavërteta, sikundër i cilësoi Përmeti ato që janë deklaruar nga Jubica, drejtori i klubit ka

përfunduar prononcimi­n e tijF "Nuk e kuptoj pse gjithmonë vijojnë të merren me Skënderbeu­n. Ndoshta për sa kohë do të jemi kandidatët kryesorë për të fituar titullin kampion, gjithmonë do të kemi të bëjmë me të tilla fjalë boshe. Skënderbeu, vetëm nëse do të jetë i fundit në

renditje, mund të jetë i qetë dhe i pangacmuar me gjëra të pavërteta që sajohen çdo ditë. Për ta mbyllur po e ripërsëris, nuk duhet që të merremi më me të tilla gënjeshtra dhe sajesa, pasi nuk na çojnë askund", përfundoi prononcimi­n e tij drejtori i klubit të Skënderbeu­t, Ilirjan Përmeti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania