Panorama Sport (Albania)

ungu udimet për turp, a ninë e su mojnë po itikisht

Trajneri: ! uk ka "han "e të tolerojmë, vetëm për fitore

-

Tekniku i Vllaznisë, Armando 6ungu, i cilëson të turpshme dhe keqdashëse aludimet e bëra për sa u përket tolerimeve në takimin me Korabin. Ai e quan përbaltje që kërkojnë t'i bëhet Vllaznisë për të hedhur poshtë atë fitore bindëse të arritur në takimin me Korabin. Tekniku nuk e përjashton mundësitë e një sulmi politik ndaj kuqebluve dhe bashkisë, që drejton klubin nga forcat e tjera politike në këtë qytet. "Vllaznia ka marrë një fitore të pastër në këtë përballje, por edhe në 7do ndeshje tjetër që ne kemi marrë pikë. 8shtë tejet e turpshme ajo që po ndodh në këto momente në drejtim të ekipit. Po përbaltin atë pa të drejtë dhe për këtë duhet që 7dokush të jetë me shumë prova e fakte për thënie të tilla, si dhe të mbajë përgjegjës­i për ato që thotë", është shprehur fillimisht trajneri. Sulmet - Sipas 6ungut, di7ka e tillë bëhet për qëllime politike. "Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që po e përbaltin Vllazninë,

pasi janë qëllime politike brenda. Por ajo që dua të them është se politika duhet që të bëjë më të mirën për të. Ky ekip duhet të lihet jashtë politikës, pasi Vllaznia nuk është e asnjë force, por është e të gjithë Shkodrës. Prandaj e ritheksoj se deklarata të tilla janë të turpshme", ka thënë tekniku 6ungu.

Skënderbeu - Për sa u përket aludimeve të tjera se ekipi kuqeblu do të jetë i dorëzuar apo do të tolerojë në përballjen me Skënderbeu­n, tekniku është i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë nga ekipi shkodran. Kuqeblutë do të futen edhe në këtë takim me synimin e vetëm, marrjen e tri pikëve.

"Vllaznia nuk është aspak një peshë e lehtë, si7 edhe aludojnë për takimin që kemi me Skënderbeu­n. Pavarësish­t problemeve që kemi në këtë ndeshje, unë dua të them se s'ka shanse nga ana e jonë që të tolerojmë. Ne do të futemi në fushën e lojës vetëm për fitore", ka deklaruar 6ungu. Admir 5ruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania