Panorama Sport (Albania)

Zyrtarizoh­et divorci, bashkia zero lek Elbasanit

Verdheblut­ë mes dilemave, pasi pronarët e rinj s’po veprojnë

- VLADIMIR MEMA

Dje, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të qytetit të Elbasanit, është bërë miratimi i buxhetit për vitin 2017. Në mënyrë unanime, këshilltar­ët, si të djathtë edhe të majtë, kanë qenë pro buxhetit të Bashkisë, edhe pse për klubin e futbollit nuk ishte parashikua­r asnjë qindarkë. "Panorama Sport" ka siguruar një kopje të buxhetit të 2017-ës, ku në total sportit në këtë qytet i janë akorduar vetëm 42 milionë lekë të vjetër, pjesa më e madhe e të cilit shkon për pagesat e punonjësve. Për futbollin janë parashikua­r 0 lek, kjo për faktin se Bashkia e Elbasanit i ka shitur aksionet te kompania angleze "Level Up Sa". Në një situatë të tillë, tanimë edhe zyrtarisht, klubi i futbollit nuk ka më asnjë lidhje me institucio­nin vendor dhe për Elbasanin po bëhet gati të nisë një epokë e re edhe në menaxhim, pasi do të jetë tërësisht në pronësi të huaj.

Problemi - Nëse në praktikë gjithçka duket në rregull, sepse Bashkia i ka shitur aksionet e saj, problemi qëndron se juridikish­t pronarët e rinj nuk kanë marrë në dorë situatën dhe nuk mund të bëjnë investime në klub. Përpos marrëveshj­es së mbyllur për blerjen në masën 100% të aksioneve të klubit të futbollit dhe duket sikur nuk ka asnjë shans që kjo marrëveshj­e të dështojë, procedurat për kalimin e aksioneve te kjo kompani janë kthyer në një odise më vete. Pra, duke qenë se në buxhet Bashkia e Elbasanit nuk ka parashikua­r asnjë qindarkë për futbollin, edhe pagat e futbollist­ëve dhe gjithë shpenzimev­e të tjera që kërkon një klub futbolli, do t'u takojnë pronarëve të rinj. Mirëpo, në një kohë kur kjo kompani nuk ka mbyllur ende procedurat për marrjen në dorëzim zyrtarisht të klubit, nuk kuptohet sesi do të derdhë detyrimet që i takojnë për mbajtjen e klubit, duke nisur që me pagat që u detyrohen futbollist­ëve. Deri më tani, gjatë kësaj periudhe kanë qenë sërish pronarët e rinj që i janë përgjigjur deridiku nevojave të klubit, sidomos për sa i përket pagesës së disa rrogave që kanë marrë lojtarët e ekipit. Megjithatë, fakti që Bashkia e Elbasanit nuk hedh më para për futbollin, nënkupton edhe sigurinë që ka për sa i përket shitjes së aksioneve, ndaj kjo gjë mund të shërbejë edhe si një qetësim për ata që janë skeptikë rreth ardhjes së anglezëve.

 ??  ?? Faksimile e buxhetit ku duket që shuma për futbollin është zero
Faksimile e buxhetit ku duket që shuma për futbollin është zero
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania