Panorama Sport (Albania)

! uni, "#rasësi$ i %ushnjës

%ojtari i jep zemër &polonisë' Një s#idë e rëndësishm­e, di si ta #itojmë "derbin"

- MIKEL MBRIÇAJ

Derbi myzeqar Apo l o n i a - L u s h n j a përbën një nga çiftet më interesant­e jo vetëm të Grupit B, por të të gjithë Kategorisë së Parë. Pavarësish­t gjendjes aktuale, këto dy skuadra kanë ditur që në ndeshjet midis tyre të dhurojnë emocione, të bëjnë një luftë të fortë sportive dhe me shumë rivalitet. Fierakët janë tepër të tendosur e të përqendrua­r për t'i shkaktuar humbjen e parë sezonale Lushnjës, që ka 44 vjet pa fituar në "Loni Papuçiu". Për sa u përket statistika­ve kujtojmë se në 10 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, bilanci tregon superior ekipin fierak që ka arritur 8 fitore ndaj dy të Lushnjës me golavarazh­in 1`-8. Uzuni

Myrto Uzuni mbetet pika referuese e sulmit fierak. Tetë gola të shënuar e kuotojnë atë jo vetëm si kryeshënue­sin e Apolonisë, por edhe një nga shënuesit më të mirë të Grupit B, së bashku me Cankën e ekipit kundërshta­r të Lushnjës. Numri 7 i fierakëve, 21- vjeçari është një njohës i mirë i portës së Lushnjës, pasi në 3 ndeshjet e këtij sezoni, 2 në Kupë dhe një në kampionat, Uzuni i ka shënuar plot katër gola. Tre i ka shënuar në ndeshjet e Kupës dhe një në kampionat. "Sfida e radhës është e vështirë, pasi luajmë ndaj një kundërshta­ri të vështirë e të fortë që kryeson grupin B. Ne e respektojm­ë dhe vlerësojmë kundërshta­rin, por nuk i trembemi aspak atij. Po përgatitem­i me qetësi dhe intensitet, duke marrë masat e nevojshme që të triumfojmë në këtë ndeshje, si në lojë, ashtu dhe në rezultat. Jemi të përqendrua­r e të motivuar maksimalis­ht dhe jemi betuar se të gjithë si grup do të japim maksimumin. Nuk kemi pse të tolerojmë në lojën tonë, pasi ashtu si kundërshta­ri që do të rrisë diferencën me ekipet më të afërta që e ndjekin, edhe ne duam të shkurtojmë diferencën e pikëve", shprehet fillimisht Uzuni. I pyetur për duelin e golashënue­sit më të mirë të grupit, mesfushori me tipare sulmuese përgjigjet­F "Gëzoj një formë të mirë sportive. Luajmë në fushën tonë dhe me ndihmën e shokëve të tjerë të ekipit kam besim të plotë se do të shënoj edhe në këtë sfidë derbi, dhe do të jem shënuesi më i mirë i grupit. Di si të shënoj ndaj Lushnjës dhe kam shumë besim se do të realizoj edhe nesër(sot)", përfundoi prononcimi­n e tij Myrto Uzuni.

 ??  ?? Lushnja-Apolonia 2-1
Çast nga ndeshja e fazës së parë
Lushnja-Apolonia 2-1 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania