Panorama Sport (Albania)

“Si më shkarkuan drejtuesit komunistë se humba derbin”

Sefa: Dikur stadiumet mbusheshin 2 orë para ndeshjes

- ALBAN ALUSHI

Xhavit Sefa, një ikonë e futbollit myzeqar, ish- futbollist, ishtrajner i Apolonisë dhe Lushnjës, në një intervistë për gazetën "Panorama Sport" flet në prag të derbit mes këtyre dy ekipeve. Duke folur për të kaluarën dhe të sotmen, ish- sulmuesi i shquar thotë se klubet myzeqare janë shumë larg pritshmëri­ve, rezultatev­e dhe pranisë së publikut.

Cili është opinioni juaj në prag të derbit ApoloniaLu­shnja?

Skuadrat vijnë në këtë ndeshje me objektiva të kundërta. Lushnja synon të ruajë kryesimin, ndërsa Apolonia ka ende nevojë për pikë për të siguruar 5shen e parë. Kjo është lehtësisht e kuptueshme.

Çmendim keni për gjendjen reale të skuadrave?

Krahasuar me një vit më parë, skuadrat kanë ndërruar rolet. Sezonin e kaluar ishte Apolonia pretendent­e dhe Lushnja e painteresu­ar. Tani është e anasjella. Disa rezultate i kanë larguar shpejt fierakët nga pretendime­t, ndërsa Lushnja ka kryesuar sistematik­isht dhe është pretendent­ja kryesore.

Çfarë ka më shumë Lushnja se Apolonia?

Lushnja ka një dyshe sulmuese mjaft kualitativ­e për këtë kategori. Canka dhe Sefa e mbajnë gjithnjë nën trysni mbrojtjen e kundërshta­rit dhe kanë raporte të rregullta me golin. Ndërsa Çela është një mesfushor që njeh mjaft mirë pasin vertikal, goditjen nga standardet. Lushnja ka ekipin më me eksperienc­ë në këtë kategori.

Vitet e fundit, derbi Apolonia- Lushnja është zbehur shumë. Si shpjegohet ky fakt?

Mendoj se skuadrat e kësaj krahine janë shumë larg pritshmëri­së për sa i përket rezultatit sportiv. Nuk durojnë dot garën e Superiores, bien lehtësisht nga elita. Edhe këtu ku janë prej disa vjetësh garojnë me vështirësi. Apolonia me Majacin shkoi në Kupat e Europës, ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë me Romeo Haxhiajn. Lushnja ka rezistuar edhe kur kampionati ka qenë me 10 ekipe, ka kërkuar tri herë Kupën. Kjo rënie ka larguar shikuesit nga stadiumet. Me 100- 200 tifozë kanë mbetur në stadium, nuk vjen njeri. Më vjen keq sepse është një zonë shumë e dashuruar me futbollin. Është një situatë që kërkon zgjidhje dhe duhet menduar se si do të zgjidhet.

Më parë ka qenë shumë më ndryshe, madje ju u shkarkuat që në javën e parë të kampionati­t pasi humbët "derbin" me Apoloninë. Si ndodhi?

Unë kam qenë trajner i Lushnjës në sezonin ' 85' 86. Ndeshja e parë e kampionati­t në elitë ishte ApoloniaTr­aktori dhe luhej në Fier. Ka pasur shumë rivalitet jo vetëm në fushë dhe në tribuna, por edhe te drejtuesit e partisë në nivel lokal. Ndeshjen e kemi humbur 3- 1. Apolonia vinte nga Kategoria e Dytë, kishte humbur më parë një "play- off" me Lushnjën dhe ishte shumë e karikuar si qytet dhe si skuadër. Kishte dalë edhe në skenë brezi i artë i Majacit, Toles dhe të tjerëve. Pas ndeshjes më komunikuan shkarkimin drejtuesit e partisë që nuk merrnin vesh nga futbolli dhe që pyesnin çdo lojtar se sa gola do të bësh. Në fund më thanë që ne nuk donim të fitonte Fieri. Edhe atmosfera bënte të vetën. Kur luante Apolonia me Lushnjën, stadiumet mbusheshin që në mesditë, 2 orë para ndeshjes.

 ??  ?? Xhavit Sefa kur luante me Lushnjën
Xhavit Sefa kur luante me Lushnjën
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania