Panorama Sport (Albania)

Vendimet e Komisionit të Disiplinës

-

- Zyrtari i KF "Tërbunit", Oltison Kërnaja, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/ a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. - Zyrtari i KF "Skrapari", Genci Lamçe, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/ a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. - Lojtari i KF "Skrapari", Edrian Myftari, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/ a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. - KF "Delvina", për dështim në përmbushje­n e përgjegjës­ive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 64 dhe 65/2 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

- Lojtari i KF "Dinamo" U-17 , Maljon Lami, për protestë të vazhduar ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/ a) të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. - Lojtaret i KF "Flamurtari" U-19, Xhuljo Tushi dhe Bruno Naçi, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke protestuar me fjalë e gjeste fyese, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet secili me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

- Ekipi i "Juban Danja" femra, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar akte dhune, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës, bazuar në nenin 65/3.b) të KDS.

- Zyrtari i "Juban Danja" femra, Elson Ndreka, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 8 (tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe ndalohet të qëndrojë në dhomat e zhveshjes, si dhe stolin e rezervave, bazuar në Nenet 20 dhe 49/2.a) të KDS. - Lojtarja e "Juban Danja", Elsaida Mucejani, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjet­ë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.b) të KDS.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania