Panorama Sport (Albania)

Parku Olimpik, sportistët me luksin e saunave

Doçi: Mënyra e menaxhimit përcaktohe­t një fazë më vonë

- OLGERT SERANI

Një nga projektet madhore të shumësport­ëshit "Tirana Olimpik Park" është drejt përfundimi­t. Zyrtarisht afati dyvjeçar përfundon në qershor të këtij viti, por gjithçka mund të jetë gati në muajin prill. Lajmin e konfirmon për "Panorama Sport" një nga iniciatorë­t e këtij projekti, drejtori i Agjencisë së Shërbimit të Sportit, Bledar Doçi. "Punët e mëdha janë kryer, kanë mbetur vetëm kurimet e brendshme të vogla. Pra, në fazën 90 për qind është e përfunduar, por janë edhe procedurat që duan kohën e vet, momenti i dorëzimit të objektit. Të paktën shpresoj të jetë gati për 'play off'-in në basketboll dhe volejboll. Sa i përket pallatit të sportit, që në fillim është konceptuar qendër stërvitore për ekipet kombëtare në shërbim të sportit elitar. Në kushtet që ka një kapacitet 1300 vendesh është shumë e përshtatsh­me edhe për aktivitete, jo vetëm për stërvitje të ekipeve kombëtare. Jo vetëm lojëra me dorë, por edhe hendbolli apo futsalla. Në infrastruk­turë janë të përfshirë ambiente për mediat, 28 tualete, mes tyre edhe për persona me aftësi të kufizuara. Ka dalje emergjente, sistemi i kundërzjar­rit, parametrat e kërkuara për të bërë një objekt cilësor. Hyrja e sportistëv­e është më vete, nga pjesa e pasme e sallës që të mos ketë përballje me tifozët. Këta të fundit hyjnë nën ' checkimin' e biletave. Sportistët hyjnë direkt në dhomat e zhveshjeve dhe, më pas, dalin në fushë. Për dijeni ka dy dhoma zhveshjeje, por edhe ambiente të tjera që do përshtaten për këtë funksion. Gjithçka do të varet nga grafiku i ndeshjeve", zbulon titullari i AGJ-së. Dy dhomat e zhveshjeve do të kenë një sipërfaqe 100 metra katrorë; dhomat e zhveshjeve për arbitra 20 metra katrorë; tualeti total 100 m katrorë. Një dhomë me sipërfaqe 21 metra katrorë do të jetë për median, kurse sipërfaqja e parketit është me përmasat 42 m x24 m.

Godina 2 - Veç sallës së lojërave është parashikua­r edhe godina hyrëse për federatat e shumësport­ëshit sipas hierarkisë elitare. "Prioritet do të jenë 15 federatat olimpike, pastaj edhe federatat e tjera do të kenë hapësirë, mes tyre të përbashkët­a. Në këtë godinë do të akomodohet edhe Agjencia e Shërbimit të Sportit me gjithë sektorët e vetë, gjithashtu edhe Komiteti Olimpik. Këto ambiente zënë dy katet e sipërme. Gjithashtu është akomoduar sektori i Mjekësisë Sportive dhe zyra e Kontrollit Antidoping dhe dy ambientet e tualeteve meshkuj, femra. Më poshtë janë dy palestrat, një për peshëngrit­jen dhe një për mundjen për ekipet kombëtare. Palestra e mundjes do të vlejë edhe te sportet e tjera individual­e. Te dy këto salla janë dhoma e trajnerit, dhomat e zhveshjeve për sportistët dhe sauna nga të dyja krahët (meshkuj dhe femra). Gjithashtu do të jetë në shërbim edhe ashensori për zhvendosje­n e pajisjeve të shtangës". Doçi nuk e përjashtoi mundësinë që këto ambiente të shfrytëzoh­en nga klubet kryeqyteta­se të detyruara për të bërë edhe një pagesë. Në fund të deklaratës, Doçi sqaroi se menaxhimi i këtij investimi do të diskutohet në një fazë të mëvonshme.

 ??  ?? Pamja ballore e sallës së lojërave me dorë
Pamja ballore e sallës së lojërave me dorë
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania