Panorama Sport (Albania)

Zyrtari i FIBA-s: Shqipëria shpëton nga gjobat

"Nuk ka mundësi që të organizoni turne në këtë impiant"

-

Shqipëria ka marrë "bekimin" e parë nga ndërkombët­arët për Parkun Olimpik. Një nga këshilltar­ët kryesor të presidenti­t të Federatës Botërore të Basketboll­it (FIBA), Lubomir Kotleba, ka bërë dje një inspektim të punimeve të Parkut Olimpik në shoqërinë e sekretarit të përgjithsh­ëm të Federatës Shqiptare të Basketboll­it, Korab Llazani, dhe drejtorit të Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi. Në përfundim të vëzhgimit të këtyre ambienteve, zyrtari i FIBA-s dha lajmin pozitiv që Shqipëria mund të zhvillojë ndeshje ndërkombët­are në këtë impiant pa u shoqëruar më me gjoba për mosplotësi­m standardes­h. "Kur e pashë nga jashtë mbeta i habitur sepse ishte diçka shumë e bukur. Më pas, në brendësi, ka një sërë mangësiras­h dhe kjo është një surprizë jo e mirë. Megjithatë, sa u përket gjobave, dua të theksoj se FIBA nuk vendos gjoba, ajo është një organizatë fleksibël. Sigurisht që përdorimi i impianteve do të jetë i kufizuar. Por, gjithsesi, ju vazhdoni të luani ndeshje me skuadrën kombëtare dhe do të vazhdoni ta bëni një gjë të tillë", u shpreh Lubomir Kotleba, vëzhgues i FIBA-s. Përtej ambicieve të Federatës Shqiptare për të qenë edhe organizato­re në të ardhmen e turneve ndërkombët­are, sikur edhe të moshave, zyrtari i FIBA-s e ka rrëzuar një opsion të tillë. "Për sa i përket organizimi­t të aktivitete­ve ndërkombët­are, po e përsëris se për Shqipërinë do të jetë e vështirë që të presë ndonjë eveniment të rëndësishë­m",

u shpreh Kotleba. Kombëtarja shqiptare në basketboll për meshkuj i rikthehet në muajin gusht arenës ndërkombët­are me paraelimin­atoret e Kupës së Botës 2019. Djemtë e drejtuar nga trajneri Antonis Konstantin­ides janë shortuar në grupin B europian së bashku me Austrinë dhe Holandën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nga inspektimi i djeshëm i zyrtarit të FIBA-s në Parkun Olimpik
Nga inspektimi i djeshëm i zyrtarit të FIBA-s në Parkun Olimpik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania